Aktualitet

U largua duke çaluar, kamerat e sigurisë pikasën autorin e vrasjes së Ahmet Toskut, lloji i armës me të cilën u ekzekutua

27 Tetor 2020, 17:40 Nga DOSJA
U largua duke çaluar, kamerat e sigurisë pikasën autorin e

TIRANË– 12 kamerat e sigurisë, të biznesve rreth vendit ku u vra Ahmet Tosku kanë pikasur autorin e krimit. Në disa prej pamjeve filmike, autori i ngjarjes shihet me kapuç në kokë që të mos identifikohej dhe pistoletën në dorë. Ai është fiksuar duke ikur me vrap mes rrugicave të lagjes, ndërkohë që detaji që mund të ndihmojë në identifikimin e tij, është fakti që i riu çalon.

Grupi hetimor rrëfen gjithashtu se arma që është përdorur në këtë krim, është shumë e veçantë. Me një pistoletë të atij lloji, sipas grupit hetimor, janë kryer vetëm dy vrasje në Shqipëri. Edhe pse ende nuk ka asnjë të arrestuar në lidhje me këtë ngjarje, grupi hetimor e ka vënë në shënjestër një person, dhe ai është fqinj me viktimën, banon pikërisht në lagjen “Sheq i Madh” në Fier.

Sot Ahmet Tosku u përcoll për në banesën e fundit. Dosja.al raportoi se edhe pse Tosku ishte një njeri i qetë dhe pa probleme, pistat ku po hetohet janë dy. Daja i viktimës ka kryer një vrasje para shumë vitesh, por siç duket gjakmarrësit nuk kanë harruar. Grupi hetimor, po heton në lidhje me mundësinë se për të marrë hakun e personit të vrarë, të afërmit e të vrarë nga daja i Toskës, i morën jetën nipit të autorit.

Një tjetër pistë ku po hetohet është ajo e prishjes së pazareve të vetë 50-vjeçarit, në shtetin fqinj. Ahmet Toska ka qenë emigrant për disa kohë në Greqi dhe konfliktet që ka pasur atje, mund të jenë zhvendosur në lagjen “Sheq i Madh” në Fier ku dhe vetë viktima jetonte. Gjithsesi, hetimet vijojnë dhe ende nuk ka asgjë të qartë mbi motivet e vrasjes së 50-vjeçarit.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ahmet toska vrasje në fier ahmet toska vrasje në fier

Sondazh

Poll