Aktualitet

Shkatërrohet banda shqiptare e droges në Itali, në pranga 4 nga 9 anëtarët e saj

27 Tetor 2020, 17:16 Nga DOSJA
Shkatërrohet banda shqiptare e droges në Itali, në pranga 4 nga 9

ITALI- Policia italianë ka shkatërruar një nga bandat më të rrezikshme të drogës në Itali. Kjo bandë ishte në hetim për 5 muaj nga policia e italisë. Banda vepronte në qytetin e Frosinones ku shitja e drogës në rrugë ishte aktiviteti i tyre më fitim prurës.

E gjithë banda ishte e kryesuar nga dy shqiptarë të cilët kishin marrë një shtëpi më qira në qendrën e qytetit. Ata merrnin shqiptarë të cilët shkonin në Itali me vizë turisti për 3 muajë dhe vijonin punën e tyre në shpërndarjen e drogës. E vetmja gjë që kërkonin ata ishte që shqiptarët që shkonin të mos ishin të dënuar më parë, pasi nëse kapeshin do të ishte më e lehtë që të merrnin ulje dënimi.

Në bandën kriminale të dy shqiptarëve ishin edhe 1 çift italian, të cilët shërbenin si vëshgues. Ata jetonin afër banesës që kryhej biznesi kriminal dhe e ruanin atë në rast se mos shfaqej policia. Sipas mediave italiane të rinjtë e shisnin drogën me lekë në dore ndërsa për ata që nuk i kishin të ardhurat mund edhe t’i merrnin me anë të sendeve me vlerë.

Ditën e sotme u krye operacioni në banesën e e marrë me qira, ku dhe u arrestuan 4 nga 9 antarët e kësaj bande. Të arrestuarit ishin 2 shqiptarë ku një nga këta u la në burg, ndërsa 2 italianë dhe shqiptari tjetër u lanë në arrest shtëpie. Gjatë hetimeve të bëra nga grupi hetimor u zbardhën 900 aktivitete tregëtimi droge me një vlerë prej 16 mijë euro. Policia gjithashtu kanë lënë në arrest shtëpie, 6 blerës të kokainës të cilët u zbuluan pas shkatërrimit të grupit kriminal.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet 2 shqiptare dhe 2 italian ne pranga bnanda kriminale ne itali 2 shqiptare dhe 2 italian ne pranga bnanda kriminale ne itali

Sondazh

Poll