Aktualitet

“Ta marrim Benjaminin”/ Afrim Berisha tregon lutjet e djalit të tij për vëllain: E dija që ish-gruaja kishte lin

27 Tetor 2020, 15:55 Nga DOSJA
“Ta marrim Benjaminin”/ Afrim Berisha tregon lutjet e djalit të

TIRANË- Babai i vogëlusht Alvin Berisha, Afrimi ka treguar disa nga momentet e “territ” që djali i tij kishte kaluar në kampin Al-Holit të Sirisë. Në një lidhje me emisionin “Me zemër të hapur” Afrimi ka treguar se pas kthimit të Alvinit ai ka kërkuar që të merrte edhe djalin tjetër që kishte lindur ish-gruaja e tij në Siri. Ai është shprehur se ka kërkuar informacion për vëllain e Alvinit kur ishte në Siri dhe por nuk kishte mundur që ta merrte me vete.

 “E dija që ish-gruaja kishte lindur një fëmijë. Kur erdhi Alvini tha; “vëllai im, Benjamini, duhet ta marrim”. I thash; “Do mundohemi o bab”. U interesova, pasi jam interesuar për shumë fëmijë, ma treguan se ai ishte.”, tha Afrim Berisha.

Ndërkohë që   Drejtori i Sigurisë pranë Institutit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Kosovë, Bedri Elezi po ashtu në një lidhje me emisionin ” Me zemër të hapur” i ka dhënë një lajmë të mirë Alvinit. Ai është shprehur se Benjamini ka ardhur në Shqipëri bashkë me 3 fëmijë të tjerë. Elezi gjithashtu tha se ka kontaktuar me familjen e Valbonës(mamaja e Alvinit) dhe ata janë shprehur të gatshëm për ta mbajtur atë

 “Unë do jap një lajm të mirë. Benjamini është një nga fëmijët që është kthyer sot në Shqipëri. Ne kemi pasur kontakt me familjen e Valbonës. Dhe gjyshi është shprehur i gatshëm që ta mbajë. Nuk mund të spekulojë për këtë fakt se ku do qëndrojë djali. Do bëhet përkujdesje mjekësore dhe do ketë një procedurë”, tha Elezi.

PJESE NGA BISEDA
Evis Ahmeti: Çfarë thotë Alvini për gjithçka ka kaluar? Dhe a ju ka treguar Alvini se ka lindur dhe një vëlla tjetër nga bashkëjetesa e ish-bashkëshortes tuaj me dikë tjetër aty në kamp?

Afrim Berisha: Po Alvini më ka rrëfyer për vëllain Benjaminin, kështu quhet, ai më rrëfeu për çdo gjë.

Evis Ahmeti: A kërkon që ta merrni dhe vëllain tjetër?
Afrim Berisha: Po e kërkon shpesh dhe më tregon për të.

Evis Ahmeti: Alvin si je?

Alvin Berisha: Mirë!

Evis Ahmeti: Vëllai jot Benjamini do të kthehet, a je i lumtur?

Alvin Berisha: Po! Shumë!

Evis Ahmeti: Si i kalove pushimet në Shqipëri?

Alvin Berisha: Mirë!

Alvin Berisha është 12-vjeçari shqiptar që mbërtheu para ekranit në nëntor të vitit 2019 të gjithë njerëzit anë e mbanë botës pas prej vitesh endej në kampet e Sirisë, teksa i ati e kërkonte dëshpërimisht me zemër në dorë. Ai u shpëtua një ditë më parë dhe arriti të bashkohej me të atin, Afrim Berisha dhe me dy motrat e tij, falë një operacioni ndërkombëtar që u realizua në bashkëpunim me forcat amerikane, Gjysmë Hënën, Kryqi i Kuq Ndërkombëtar dhe Inteligjencën italiane.

I vogli shqiptar u rrëmbye nga e ëma Valbona Berisha, e cila para 6 vitesh mori Alvinin e vogël dhe u nis drejt Sirisë pa pyetur askënd për t’u bërë bashkë me forcat e ISIS.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet afrim berisha alvin berisha evis ahmeti afrim berisha alvin berisha evis ahmeti

Sondazh

Poll