Aktualitet

“Njëri më tha largohu pak…”/ Përcillet për në banesën e fundit Ahmet Toska, vrasja që kreu daja i 50-vjeçarit dhe

27 Tetor 2020, 16:01 Nga DOSJA
“Njëri më tha largohu pak…”/ Përcillet

FIER– Mes lotësh dhe kurorave me lule, 50-vjeçari Ahmet Toska, i cili u ekzekutua një ditë më parë teksa përcillte të shoqen për në punë, është përcjellë për në banesën e fundit. Toska do të prehet në varrezat e Fierit, aty ku janë përcjellë më herët edhe të afërm të 50-vjeçarit.

Familjarët me kokën ulur i kanë dhënë lamtumirën Toskës, dhe nuk kanë preferuar të flasin për mediat në lidhje me këtë ngjarje, por Dosja.al ka zbardhur pistat ku grupi hetimor ka përqëndruar hetimet. Edhe pse familja Toska, për të gjithë ata që e njihnin ishte shembullore, daja i viktimës, ka kryer një vrasje.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur para shumë vitesh, por siç duket gjakmarrësit nuk kanë harruar. Grupi hetimor, po heton në lidhje me mundësinë se për të marrë hakun e personit të vrarë, të afërmit e të vrarë nga daja i Toskës, i morën jetën nipit të autorit.

Një tjetër pistë ku po hetohet është ajo e prishjes së pazareve të vetë 50-vjeçarit, në shtetin fqinj. Ahmet Toska ka qenë emigrant për disa kohë në Greqi dhe konfliktet që ka pasur atje, mund të jenë zhvendosur në lagjen “Sheq i Madh” në Fier ku dhe vetë viktima jetonte. Gjithsesi, hetimet vijojnë dhe ende nuk ka asgjë të qartë mbi motivet e vrasjes së 50-vjeçarit.

Bashkëshortja e viktimës ka dhënë të tjera detaje në lidhje me mënyrën e ekzekutimit të Toskës. E marrë në pyetje nga grupi hetimor, ajo është shprehur se njëri nga personat që janë afruar për ta vrarë, i ka thënë:  Largohu pak.

Grupi hetimor ka sekuestruar edhe 12 kamerat e sigurisë të bizneseve pranë vendit ku dhe ndodhi vrasja. 12 kamerat e sigurisë, të biznesve rreth vendit ku u vra Ahmet Tosku kanë pikasur autorin e krimit. Në disa prej pamjeve filmike, autori i ngjarjes shihet me kapuç në kokë që të mos identifikohej dhe pistoletën në dorë. Ai është fiksuar duke ikur me vrap mes rrugicave të lagjes, ndërkohë që detaji që mund të ndihmojë në identifikimin e tij, është fakti që i riu çalon.

Grupi hetimor rrëfen gjithashtu se arma që është përdorur në këtë krim, është shumë e veçantë. Me një pistoletë të atij lloji, sipas grupit hetimor, janë kryer vetëm dy vrasje në Shqipëri. Edhe pse ende nuk ka asnjë të arrestuar në lidhje me këtë ngjarje, grupi hetimor e ka vënë në shënjestër një person, dhe ai është fqinj me viktimën, banon pikërisht në lagjen “Sheq i Madh” në Fier.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ahmet toska vrasje në fier ahmet toska vrasje në fier

Sondazh

Poll