Bilanc i rënduar, vdesin 7 persona brenda 24 orëve në Shqipëri, 284 të infektuar me Covid-19
27 Tetor 2020, 16:10Nga DOSJA
SHQIPËRI– 487 viktima, 8,434 të infektuar aktivë dhe 10,808 të shëruar. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri, që nga fillimi i pandemisë. Ministria e Shëndetësisë, gjatë përditësimit të të dhënave, bëri me dije se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë plot shtatë persona, të infketuar me Covid-19, një bilanc ky, mjaft i rënduar.
Një infermiere 50-vjeçare nga Elbasani një mjek 64-vjeçar nga Lushnja, një 61-vjeçare, një 62-vjeçar dhe një 76-vjeçar nga Tirana, një 78-vjeçar nga Fieri, një 81-vjeçar nga Mirdita me sëmundje bashkëshoqëruese, nuk kanë mundur t’i mbijetojnë dot infektimit me Covid-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nga 1278 persona të testuar, kanë rezultuar pozitivë 284 persona. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 119 raste në Tiranë, 29 në Shkodër, 26 në Durrës, 13 në Vlorë, 12 në Pogradec, 11 në Korçë, nga 10 raste në Fier, Elbasan, 9 në Lushnje, 8 në Berat, nga 6 raste në Kavajë, Gjirokastër, Përmet, nga 5 raste në Krujë, Devoll, Sarandë, 4 në Librazhd.
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 285 pacientë, 15 në terapi intensive nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar.Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon qytetarët për të mbajtur detyrimisht maskën edhe në ambientet e hapura jashtë shtëpisë, në mënyrë që të minimizohet përhapja e infeksionit. Maska/Barriera mbrojtëse e fytyrës ndihmon në zvogëlimin e përhapjes së infeksionit në komunitet duke minimizuar transmetimin e tij nëpërmjet spërklave nga individë të infektuar.
Përdorimi i barrierës mbrojtëse duhet të konsiderohet vetëm si një masë plotësuese dhe jo si zëvendësim i masave parandaluese. Ajo duhet të zbatohet së bashku me distancën fizike 1.5 – 2 m dhe higjienën e duarve. Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19. Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19.
COVID-19 – Statistika (27 Tetor 2020) Raste të reja ditore 284 Të shëruar ne 24 orë 103 Të shtruar në spitale 285 Humbje jete në 24 orë 7 Testime ditore 1278 Testime totale 119,607 Raste pozitive 19,729 Raste të shëruara 10,808 Raste Aktive 8,434 Humbje jete 487
TIRANË– Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë është mbyllur ditën e sotme. Mbyllja e institucionit ka ardhur për shkak se disa punonjës janë infe...
FIER– Mes lotësh dhe kurorave me lule, 50-vjeçari Ahmet Toska, i cili u ekzekutua një ditë më parë teksa përcillte të shoqen për në punë, është përcjellë...
TIRANË- Ministrja e Arsimit Evis Kushi ditën e sotme e ftuar në virtualisht në Komisionin e Edukimit ka thënë se duke qenë se situata e koronavirusit po pë...
ELBASAN– Një mami, 50-vjeçare, e identifikuar si Majlinda Ilirjani ka ndërruar jetë ditën e sotme, pasi ishte infektuar me Covid-19. Mësohet se Ilirjani,...
Grabitësit po përdorin maskat anti-covid për të vjedhur. Një grua e moshës 43 vjeç u sulmua nga dy të rinj që kishin në fytyrë maskën tipike kundër infek...
TIRANË– Autoritetet policore kanë bërë më dije se në 24 orët e fundit janë ndëshkuar 621 qytetarë me nga 30,000 lekë të cilët janë kapur pa maskë. Gjithash...
TIRANË – Babai i vogëlushit Alivin Berisha ka folur për radikalizimin e ish-bashkëshortes së tij në Siri para 6 viteve. Në emisionin “Me zemër të hapur” ai...
SIRI– Në kërkim të shqiptarëve, video e anti-terrorit brenda kampit AL-Hol. Operacioni është zhvilluar kur trupat kurdë ndërronin turnet.Në videon e siguruar ng...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka qënë i pranishëm në takimin e parë mes Endri Dumani dhe nënës së tij pas rikthimit nga Siria. Teksa nënë e bir takoheshin,...