Aktualitet

Ishte infektuar me Covid-19, vdes mamia nga Elbasani, e ëma dhe bashkëshorti janë të sëmurë gjithashtu

27 Tetor 2020, 15:17 Nga DOSJA
Ishte infektuar me Covid-19, vdes mamia nga Elbasani, e ëma dhe

ELBASAN– Një mami, 50-vjeçare, e identifikuar si Majlinda Ilirjani ka ndërruar jetë ditën e sotme, pasi ishte infektuar me Covid-19. Mësohet se Ilirjani, prej ditësh ishte në gjendje të rënduar shëndetësore për shkak të koronavirusit, por sot mbylli sytë përgjithmonë.

Ajo çfarë e bën më të rëndë këtë ngjarje, është se brenda familjes së të ndjerës janë edhe dy persona të tjerë të infektuar. Bëhet fjalë për  bashkëshortin e mamisë Ilirjani dhe të ëmën e saj.

Ndryshe nga 50-vjeçarja, ata janë në gjendje të stabilizuar shëndetësore. Ndërkohë, një ditë më parë, Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se tre persona humbën jetën nga Covid-19, ndërsa 288 të tjerë u infektuan.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet elbasan majlinda ilirjani vdes mamia nga elbasani elbasan majlinda ilirjani vdes mamia nga elbasani

Sondazh

Poll