Aktualitet

Covid-19 ‘mposht’ bluzat e bardha, humb jetën mjeku Muharrem Xhepexhiu nga Lushnja, drejtori i spitali: Ka qenë në intubi

27 Tetor 2020, 17:35 Nga DOSJA
Covid-19 ‘mposht’ bluzat e bardha, humb jetën mjeku Muharrem

LUSHNJE– Muharrem Xhepexhiu, mjeku nga Lushnja ka ndërruar jetë ditën e sotme për shkak të koronavirurusi.

Nuk dihet nëse 64-vjeçari, kishte sëmundje të tjera bashkëshoqëruese. Xhepexhiu është një nga 7 viktimat e raportuara ditën e sotme nga Ministria e Shëndetësisë. Ndwrkohw Drejtori i spitalit të Lushnjes, Perin Vogli ka thwnw pwr Abcnews se mjelu i cili ishte ishte përgjegjës i qendrës shëndetësore Hysgjokaj, prej disa ditësh ndodhej i shtruar në Tiranë, i intubuar.

Ka qenë i shtruar në spitalin Covid në Tiranë. Prej disa ditësh ka qenë i intubuar. Nuk ia doli dhe sot në mëngjes ndërroi jetë. Ai ka qenë drejtor i qendrës shëndetësore Hysgjokaj. Nuk e di si u infektua. Familjar të tij të infektuar nuk ka. Nga momenti që është infektuar nuk kam pasur kontakte sepse u dërgua në Tiranë” tha ai.

Ditën e sotme kanë ndërruar jetë dhe dy punonjëse të bluzave të bardha si pasojë e Covid-19.

Sot vdiq 50-vjeçarja Majlinda Ilirjani, e cila punonte si mami në spitalin e Elbasanit, dhe Mimoza Toska Zoraqi, specialistja e promocionit të shëndetit publik, në Autoritetin Shëndetësor të Tiranës.

Në të gjithë shqipërinë që prej fillimit të pandemisë deri më tani kanë humbur jetën 487 persona dhe janë infektuar 19,729 të tjerë.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koromnavirusi ne shqiperi koronavirusi ne lushnje koromnavirusi ne shqiperi koronavirusi ne lushnje

Sondazh

Poll