Aktualitet

Preken nga COVID disa punonjës/ Mbyllet Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë, pezullohet puna deri më 30 tetor

27 Tetor 2020, 16:01 Nga DOSJA
Preken nga COVID disa punonjës/ Mbyllet Gjykata Administrative e Apelit

TIRANË– Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë është mbyllur ditën e sotme. Mbyllja e institucionit ka ardhur për shkak se disa punonjës janë infektuar me kroonavirus. Mësohet se puna në Gjykatën Administrative të Apelit në Tiranë, nuk do të nis deri më 30 tetor.

Ndërkohë bëhet e ditur se ky vendim përjashton veprimtarinë gjyqësore që lidhet me çështje me natyrë të ngutshme, të vlerësuara si të tilla rast pas rasti nga gjyqtari relator, si dhe shërbimet gjyqësore e administrative ku sipas Gjykatës moskryerja e të cilave sjell humbje të afateve të parashikuara në ligj

Njoftimi i plotë:

Këshilli i Gjykatës Administrative të Apelit, në mbledhjen e zhvilluar në datën 27 Tetor 2020, në kushtet kur rezulton se disa prej punonjësve të administratës gjyqësore kanë shfaqur simptoma të infektimit nga COVID 19 dhe po trajtohen nga ana mjeksore për këtë infeksion, në funksion të reduktimit të transmetimit të infeksionit midis punonjësve apo dhe përdoruesve të gjykatës dhe sigurimit të zbatimit me rigorozitet të protokolleve të përcaktuara për situatën COVID 19, për t’i siguruar punonjësve standartin e nevojshëm në punë dhe sigurinë për shëndetin e tyre, me vendimin nr.6 datë 27.10.2020 vendosi: Pezullimin e veprimtarisë dhe shërbimeve gjyqësore në Gjykatën Administrative të Apelit. Përjashtohen nga efektet e këtij pezullimi veprimtaria gjyqësore që lidhet me çështje me natyrë të ngutshme, të vlerësuara si të tilla rast pas rasti nga gjyqtari relator, si dhe shërbimet gjyqësore e administrative të ngutshme moskryerja e të cilave passjell humbje të afateve të parashikuara në ligj. Kohëzgjatja e pezullimit, parashikuar në pikën 1 të këtij vendimi, do të jetë deri në datën 30.10.2020.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll