Politike

‘Fileto, byreçka dhe mjaltë lulesh’/ Berisha publikon TENDERIN me 13 pjata për darkën e AAC-së: Derrat e kënaqur, i ka

27 Tetor 2020, 11:38 Nga DOSJA
‘Fileto, byreçka dhe mjaltë lulesh’/ Berisha publikon

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar një prej tenderave të Autoritetit të Aviacionit Civil për një drekë të zhvilluar mes 7 anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës. Berisha ka publikuar foton e menusë së kërkuar nga AAC, duke shtuar se tenderi përfshinte jo më pak se 13 pjata për secilin nga anëtarët.

“Derrat e kenaqur menu me 13 pjata! 13 pjata menuja e njërës prej qindra e mijëra drekave apo darkave te narkozyrtareve te narkoshtetit te Edvin Hajdutit! Lexoni menune! ps: Ata jane te frymezuar nga Edvin Hajduti qe shkon ne ëeekend ne Paris me avion ne dispozicion 150000 euro udhetimi narkoministra qe blejne vetura 100 milioneshe!,”- shkruan Berisha.

MENUJA E PLOTË:

Kroketa me shijë të ndryshme
Djathra dhe proshuta të kompozuara
Brusketa me shije të miksuara
Mish pule me perime
Djathë dele me susam të zi dhe mjaltë lulesh
Involtini me rukola dhe mozzarela
Byreçka të mbushura
Fileto Viçi me djathë dhe borzilok
Hamburger mini
Tartalete me shije të ndryshme
Truffel çokollate
Mini-strudel me mollë dhe kanellë

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike autoriteti i aviacionit civil sali berisha autoriteti i aviacionit civil sali berisha

Sondazh

Poll