Aktualitet

‘Nënshtetësitë’ përfundojnë tek Komisioni i Sigurisë/ Gazetari Doçi: Meta dha nënshtetësi VIP për të dënuarin me

27 Tetor 2020, 10:29 Nga DOSJA
‘Nënshtetësitë’ përfundojnë tek Komisioni i

TIRANË– Gazetari i “Report Tv” Adriatik Doçi është thirrur sot në Komisionin Parlamentar për Sigurinë Kombëtare, për të folur lidhur me shpërndarjen e nënshtetësine nga presidenti Ilir Meta. Në fjalën e tij, para deputetëve të Kuvendit, Doçi tha se e kishte marrë indicjet për të nisur hetimet nga mungesa e botimeve në Fletorën Zyrtare të nënshtetësive të dhëna. Sipas tij, të gjithë ata që kanë përfituar nënshtetësinë shqiptare nuk kanë asnjë kontribut për vendin tonë, madje një prej tyre është një i dënuar me 30 vite burg për vrasjen e një familje me 3 fëmijë.

“Investigimi ka nisur rastësisht. Ka qenë këmbëngulja e presidentit për kundërshtimin e nënshtetësisë. Indicia e dytë ishte mungesa e botimit të dekreteve të presidencës. Mungonin dekretet për dhënien e nënshtetësisë. Këto më shtynë të bëj kërkime për këto nënshtetësi. Në 3 vite u dhanë 854 nënshtetësi të veçanta në emër të interesit kombëtar. Në 10 vite nënshtetësi të tilla janë dhënë 350 nga presidentë të mëparshëm. Diferenca është shumë e madhe. Nga 854 nënshtetësi, 419 janë dhënë në vullnetin e tij pa propozimin e ministrive të linjës. Sa i takon pyetjes nëse kam kontaktuar me shërbimet, unë i kam nisur një kërkesë shish por nuk kam një përgjigje. Me të dhënat që kam siguruar kam dokumentuar raste të veçanta ku nuk janë verifikuar. Nga verifikimet e bëra, 90 përqind të personave që kanë marrë nënshtetësi të veçanta, nuk kanë asnjë kontribut dhe nuk shquhen në ndonjë fushë të caktuar. Në mes të 419 personave që kanë marrë nënshtetësi në emër të interesit kombëtar, është dhe një i dënuar me 30 vite burg për vrasjen e një familje me 5 anëtarë. Ai është Arsim Fadil Ramadani i lindur në Kosovë. Ai u dënua me 30 vite dhe është falur nga Presidenti Hashim Thaçi. Ai bën pjesë në listën e 419 personave që kanë marrë nënshtetësi nga Meta,” – tha Doçi.

Më tej, gazetari ka shtuar se është shantazhuar nga presidenca për të ndërprerë investigimin dhe pretendon se kreu i shtetit ka abuzuar me shpërndarjen e pasaportave.

“Në telefonin tim nuk kanë mbërritur kërcënime, por ndërhyrje të papërshtatshme për të mos vijuar më tej me publikimin e emrave. Pretendimi im është që Presidenti ka abuzuar vetëm me dhënien e nënshtetësive të veçanta,”- shtoi Doçi.

Pas fjalës së tij, kryetarja e Komisionit të Sigurisë, Ermonela Felaj tha se Presidenca nuk mund të përdoret për qoka personale, ndërsa deputeti Myslim Murrizi kërkoi që të thirreshin përfaqësues të SHISH dhe të Ministrisë së Brendshme për të dhënë sqarime nëse janë verifikuar apo jo për kushtet e sigurisë 419 personat që janë konvetuar në shtetas shqiptarë.

Por edhe zyra e presidentit nuk ka ndenjur urtë… Tedi Blushi përmes një postimi në rrjetet sociale, i është përgjigjur akuzave me akuza. Ai ka publikuar disa emaile, të cilat pretendon se janë dërguar nga Doçi drejt Sabri Abazit, të cilit i kërkon ndërhyrje për një vend pune. Megjithatë nuk dihet nëse emailet e dërguara janë të vërteta, dhe nëse gruaja e gazetarit është punësuar vërtetë aty ku pretendon Blushi. 

”Ky individ, prej kohësh duhej të ishte subjekt i drejtësisë shqiptare për shantazhin kriminal, presionin e ulët dhe ndikimin e paligjshëm, të bërë ndaj Drejtores së Arsimit në Kamëz, për punësimin e bashkëshortes së tij,”- shkruan Blushi duke iu referuar gazetarit Adriatik Doçi.

POSTIMI I PLOTË:

Kryedoçi i Malavitës, ky militant i përvëluar i “Rilindjes”, zhgarravitës ordiner në një media të dyshuar nga vetë zyrtarë të lartë të PS për financime të errëta, hodhi sot shpifje dhe akuza tepër të rënda, duke MASHTRUAR publikisht opinionin publik dhe më rëndë akoma, Institucionin e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, për rastin e marrjes së shtetësisë shqiptare të një ish-luftëtari të USHTRISË ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS. Sqarojmë se për rastin në fjalë, Presidenti i Republikës ka marrë në konsideratë kërkesën e titullarëve të institucioneve më të larta të Republikës së Kosovës. Ky shtetas, referuar dokumentacionit zyrtar të lëshuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës, çertifikuar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor i Kosovës, rezulton I PADËNUAR. Gjithashtu edhe nga Institucioni përgjegjës i Sigurisë Kombëtare të Republikës së Shqipërisë, vërtetohet me shkresë zyrtare, se ky shtetas, NUK E CËNON SIGURINË KOMBËTARE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË. I bëjmë THIRRJE PUBLIKE DHE I NXISIM me forcë të gjitha institucionet ligjzbatuese dhe veçanërisht ato të drejtësisë, në Shqipëri dhe në Kosovë, të reagojnë MENJËHERË, për të izoluar, nisur menjëherë hetimet dhe për të vendosur PARA PËRGJEGJËSISË PENALE kryedoçin e Malavitës dhe të “Rilindjes”, për të gjitha këto shpifje të ndyra dhe ordinere që meritojnë përgjigje të menjëhershme ligjore, për më tepër të bëra sot para Komisionit Parlamentar të Sigurisë Kombëtare. Ky individ, prej kohësh duhej të ishte subjekt i drejtësisë shqiptare për shantazhin kriminal, presionin e ulët dhe ndikimin e paligjshëm, të bërë ndaj Drejtores së Arsimit në Kamëz, për punësimin e bashkëshortes së tij. Por ta harrojë se me këto mjete të fëlliqura shantazhi, presioni, shpifjesh ordinere dhe presione të ulta që po përdor sëfundmi dhe ndaj Institucioneve më të larta shtetërore, do të mund t’i shpëtojë drejtësisë, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë! Ose të tregojë urdhëruesit dhe kush fshihet pas këtyre sulmeve ose përgjegjësia penale do të jetë vetëm mbi të! Heronjtë dhe Dëshmorët e Kosovës dhe familjarët e tyre për këlyshët e UDB, terroristë quhen akoma, por për të gjithë shqiptarët ata janë familjarë të Heronjve, patriotëve dhe atdhetarëve. Drejtësisë nuk do t’i shpëtojë askush që konsumon vepra penale! Për këtë të jenë të qartë të gjithë! Ora e përballjes po afron!

Debati mes palëve ka lindur pak kohë më parë, pas disa shkrimeve të publikuara nga Doçi në “Shqiptarja.com” lidhur me shpërndarjen e nënshtetësinë nga kreu i shtetit. Ky i fundit i ka mohuar të gjitha akuzat duke theksuar faktin se të gjithë ata që marrin nënshtetësinë, kalojnë në filtrin e “Sigurisë” ose ndryshe DSIK-së.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet adriatik doci nenshtetesite nga meta adriatik doci nenshtetesite nga meta

Sondazh

Poll

Aktualitet 27 Tetor 2020, 09:08

TIRANË– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Shkozë të Tiranës, ku një 33-vjeçare ka vrarë vete me armë zjarri. E reja, e identifiku...