Aktualitet

FOTOT: Pamjet prekëse nga operacioni i shpëtimit të 5 shqiptarëve nga kampi i ferrit, MOMENTI kur vogëlushi mbështetet tek

27 Tetor 2020, 07:47 Nga DOSJA
FOTOT: Pamjet prekëse nga operacioni i shpëtimit të 5

SIRI– Dalin pamjet nga operacioni për shpëtimin e  katër fëmijëve dhe një gruaje nga Kamli Al Houl. I dërguari Top Channel në Liban, Muhamed Veliu ka siguruar fotot e konsullit të përgjithshëm Shqiptarë në Liban Marc Ghorayeb, dhe drejtori i drejtorisë së antiterrorit Gledis Nano bashkë me Indrit Doda brenda kampit të ferrit. 

Siç duket edhe në fotot e mëposhtme, konsulli ka pozuar me fëmijët, ndërsa të gjithë mbajnë veshur maska anti-covid me shqiponjë. Ndërkohë që në një moment, është shkrepur edhe firmosja e një dokumenti bashkëpunimi me autoritetet Kurde.

Sot atdhesohen në Shqipëri të evakuuarit nga kampi i Al-Holit në Siri. Bëhet fjalë për gra dhe fëmijë, numri i të cilëve sipas të dhënave është 4 të mitur dhe një nëna e 3 prej tyre, e cila është me aftësi të kufizuara. Mendohet se numri total i të riatdhesuarve do të shkojë mbi 50 shqiptarë, megjithatë indetitet e tyre ende nuk janë bërë me dije.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet marc ghorayeb riatdhesimi i femijeve dhe grave nga siria marc ghorayeb riatdhesimi i femijeve dhe grave nga siria

Sondazh

Poll

Aktualitet 27 Tetor 2020, 07:11

TIRANE– Mbrëmjen e djeshme në kryeqyet ka ndodhur një përplasje mes efektivëve të policisë dhe tre të rinjve. OraNews ka publikuar pamjet e efektivëve të cilët ...