Aktualitet

Gjenden të vdekur një çift të moshuarish në Greqi/ Mbytet me shami 79-vjeçarja, copëtohet partnerin i saj 82-vjeçar, në

27 Tetor 2020, 07:50 Nga DOSJA
Gjenden të vdekur një çift të moshuarish në Greqi/

GREQI-Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dy ditë më parë në Chania të ishullit të Kretës, ku një çift të moshurish janë vrarë në mënyrë makabër dhe i dyshuari kryesor është një shqiptar.

Sipas informacioneve nga mediat greke, autoritetet po hetojnë mbi një mashkull që hyri në banesën e një të moshuare e më pas e ka mbytur atë me shami.

Gruaja e moshuar u gjet në zonën Pasakaki të Chania brenda shtëpisë së saj, ndërsa partneri i saj 82-vjeçar që ishte zhdukur u vra në një shtëpi tjetër.

Ndërkohë, makrabiteti nuk mbaron me kaq, pasi trupi i të moshuarit u gjet i coptuar dhe i futur në një valixhe. Sipas përfundimeve të dala nga mjeksia ligjore, gruaja u mbyt për vdekje me një shami, e cila ju gjet e lidhur rreth qafës së saj.

Ndërsa trup i të moshuarës u gjet, ditën e dielë nga vajza e saj e cila ishte e shqetësuar pse nëna nuk po i përgjigjej në telefon. Ndërkohë që 82-vjeçari u gjet i vdekur në një valixhe në një shtëpi pranë vendit ku 79-vjeçarja u gjet e mbytur.

Policia tashmë ka marrë në pyetje fqinjët e viktimës dhe ata që mund të kenë parë të moshuarin para zhdukjes së tij.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet greqi vrasje e te moshuarve nga nje shqiptar ne greqi greqi vrasje e te moshuarve nga nje shqiptar ne greqi

Sondazh

Poll

Aktualitet 27 Tetor 2020, 07:11

TIRANE– Mbrëmjen e djeshme në kryeqyet ka ndodhur një përplasje mes efektivëve të policisë dhe tre të rinjve. OraNews ka publikuar pamjet e efektivëve të cilët ...