Aktualitet

E përndiqte dhe dhunonte, i theu telefonin partnerit, arrestohet nga policia 35-vjeçarja nga Vlora

27 Tetor 2020, 10:10 Nga DOSJA
E përndiqte dhe dhunonte, i theu telefonin partnerit, arrestohet nga

Vlorë– Arrestohet nga policia e Vlorës një 35-vjeçare pasi akuzohet se një ditë më parë ka ushtruar dhunë fizike ndaj ish-partnerit të saj.

Sipas raportimit të policisë, ajo e ka përndjekur atë si dhe i ka thyer telefonin. Materialet Hetimore i kanë kaluar prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimore.

Njoftimi i policisë:

“Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë është arrestuar në flagrancë shtetasja A. Ç., 35 vjeçe, banuese në Vlorë, pasi në datën 26.10.2020, ka kryer veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës, ka ushtruar dhunë fizike, ka përndjekur ish-bashkëjetuesin e saj dhe i ka thyer atij telefonin. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.”

(s.s)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dhune bashkeshortore dhune bashkeshortore

Sondazh

Poll

Aktualitet 27 Tetor 2020, 09:08

TIRANË– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Shkozë të Tiranës, ku një 33-vjeçare ka vrarë vete me armë zjarri. E reja, e identifiku...