Aktualitet

Dita e 13-të e grevës së urisë së naftëtareve të Ballshit, gratë vazhdojnë të rezistojnë: Ndihemi të dobëta por nuk

27 Tetor 2020, 08:57 Nga DOSJA
Dita e 13-të e grevës së urisë së naftëtareve

BALLSH– Dita e sotme është e 13-ta e grevës së nafëtareve të Ballshit. Gjendja e tyre shëndetësore nuk është aspak e mirë e megjithatë, ende vijojnë të qëndrojnë në ambientet e brendshme të uzinës.

Disa prej tyre janë zëvendësuar nga koleget pasi ishin në gjendje të rënduar, si temperaturë, të vjella dhe rrahje të forta zemre.“Zëri ynë nuk po dëgjohet. Nuk e dimë çfarë presin që të na japin një zgjidhje. Nuk dalim që këtu. Do të rrimë deri në vdekje. Fëmijët i kemi lënë në shtëpi na shikojnë vetëm nga televizori. Përditë po ndihemi më të dobëta. Nuk jemi gra për shoë, luftojmë për bukën e fëmijëve. Zoti kryeministër jepi zgjidhje këtyre grave. Vërtetë thotë është privat me privat por ai është rregullator. Të kthehet në qeveri humaniste për nënat.‘-shprehen gratë naftëtare.

Ndërkohë që kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi në një bashkëbisedim me gazetarët tha se e ka çuar çështjen në SPAK e se gjendja e grevisteve është e vështirë madje paralajmërojnë se nëse qeveria nuk reagon në grevë do ketë dhe fëmijë atje. Sipas saj, qeveria shqiptare shumë thjesht u siguron pagat dhe vazhdimësinë e punës vetëm nga të ardhurat e naftës.

Naftëtarët e Ballshit kanë dalë në protestë prej muajsh, ku protestojnë për të marrë pagat e tyre të prapambetura dhe rifillimin e punës, por zëri i tyre nuk është dëgjuar dhe kështu morën aktin ekstrem. Fillimisht u futën në grevë burrat naftëtarë dhe më pas këta u zëvendësuan nga gratë, pasi u rëndua gjendja e tyre shëndetësore. Pak ditë më parë, kreu i sindikatës Sokol Dautaj së bashku me disa naftëtarë zhvilluan një takim me përfaqësuesit e uzinës së përpunimit të naftës në Ballsh, por takimi nuk ka përfunduar me sukses. Sipas Dautajt në takim u dhanë vetëm premtime boshe. Ndërkohë kryeministri Edi Rama iu bën thirrje që të dalin nga greva dhe menjëherë ai do të shkojë tek ata për të biseduar. Kjo thirrje e kryeministrit nuk pranohet nga grevistët.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet naftëtarët e ballshit naftetaret e ballshit ne greve urie naftetaret e ballshit ne proteste naftëtarët e ballshit naftetaret e ballshit ne greve urie naftetaret e ballshit ne proteste

Sondazh

Poll

Aktualitet 27 Tetor 2020, 07:11

TIRANE– Mbrëmjen e djeshme në kryeqyet ka ndodhur një përplasje mes efektivëve të policisë dhe tre të rinjve. OraNews ka publikuar pamjet e efektivëve të cilët ...