Aktualitet

Po kthehej nga Turqia! Arrestohet në Rinas ish-kreu i AKBN-së, Klodian Gradeci, i shkaktoi 2 mln $ dëm shtetit me skemën e m

27 Tetor 2020, 08:22 Nga DOSJA
Po kthehej nga Turqia! Arrestohet në Rinas ish-kreu i AKBN-së, Klodian

TIRANË– Prangohet ish- drejtori i Autoritetit Kombëtar të Burimeve Natyrore, Klodian Gradeci. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se 45-vjeçari u prangos në aeroportin e Rinasit, teksa po kthehej nga Turqia pasi akuzohet se i ka shkaktuar shtetit një dëm prej 2 milionë dollarësh.

Ai ishte shpallur në kërkim që prej datës 6 tetor, ndërkohë që Gjykata e Tiranës ka vendosur ndaj tij masën e sigurisë “arrest me burg”, pasi akuzohet për shpërdorim detyre. 

“Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor të koduar “Akciza”, i finalizuar më datë 06.10.2020, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës me mallra për të cilat paguhet akcizë, nga strukturat e DVP Tiranë u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit K. G., 45 vjeç, të cilit Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë i ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg”, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”,”-njoftimi i Policisë së Shtetit.

Gradeci, gjithashtu ish-kreu i Operatorit të Sistemit të Transmetimit në Ministrinë e Infrastrukturës, u shpall në kërkim nga Policia e Shtetit disa ditë më parë, bashkë me disa zyrtarë të tjerë të institucionit. Sipas Prokurorisë së Tiranës, Gradeci  i kanë marrë nga shtetit 1.5 milionë dollarë nga buxheti për shërbime që nuk i kanë kryer. Ky raport ka bërë që administarta të pësojë një dëm ekonomik prej 568.000 USD. Në total dëmi që kanë shkaktuar në mënyrë të drejtpërdrejtë të përfshirit në këtë skemë është llogaritur 1.472.766 USD.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet klodian gradeci klodian gradeci operacioni akciza policia e shtetit arrestohet klodian gradeci klodian gradeci operacioni akciza policia e shtetit

Sondazh

Poll

Aktualitet 27 Tetor 2020, 07:11

TIRANE– Mbrëmjen e djeshme në kryeqyet ka ndodhur një përplasje mes efektivëve të policisë dhe tre të rinjve. OraNews ka publikuar pamjet e efektivëve të cilët ...