Aktualitet

“I kanë thënë se do e torturojnë”, gazetari rrëfen arsyet pse nuk kthehet Eva Dumani nga kampi i ‘ferrit’: Bëri ga

27 Tetor 2020, 10:27 Nga DOSJA
“I kanë thënë se do e torturojnë”, gazetari

TIRANE- Gazetari Julian Kasapi rrëfen disa nga arsyet pse Eva Dumani, motra e Endri Dumanit nuk pranon të kthehet në Shqipëri bashkë me vëllain dhe bashkëmoshatarët e saj. Në një postim në rrjetet sociale, Kasapi thotë se 15-vjeçarja ka rënë pre e mashtrimeve, dhe historive të ndryshme që i janë rrëfyer në kamp se nëse kthehet në atdhe nuk e pret familja, por më e keqja. 

POSTIMI I PLOTË I JULIAN KASAPIT:

I lumtur që një pjesë ndonëse e vogël e shqiptarëve të mbetur në Al-Hawl 4 fëmijë mes tyre dhe Endri Dumani shumë shpejt do rikthehen në shtëpi. Më vjen keq nga ana tjetër se si një vajzë si Eva Dumani por dhe fëmijët e 5 familjeve të tjera vijojnë të mbeten në atë ferr. Më vjen keq se si Eva (Sara) siç njihet në kamp bëri gati vëllain e saj, i dha çantën blu me amanetet e Mentijes dhe e përcolli për të dalë jashtë. Vetë qëndroi sepse ka frikë, është mashtruar nga “ata që nuk duan” i kanë thënë se do e dërgojnë në jetimore, i kanë thënë se do e torturojnë. Shpresoj që shumë shpejt Eva Dumani, Hajrije Taushani, Myrvete Dibra, Elona Shuli dhe Emanuela Daci të mos fshihen më. Një falenderim i veçantë për Brunilda Koçollarin ndoshta askush nuk e njeh e cila nga brenda kampit Al-Hawl ka ndihmuar të gjithë shqiptarët të gjithë , edhe ata që ekstremizmi e frika u ka mbuluar sytë. Askush nuk e di Bruna që edhe pse ke 5 fëmijë, je e sëmurë, edhe pse dole nga kampi u riktheve të kërkosh për të tjerët por ata u fshehën. Mentije Dumani të kishte lënë një amanet dhe ti bëre aq sa munde për të gjithë. Lutem për ty të kthehesh sa më shpejt sepse ti je HEROINA e vërtetë për fëmijët dhe shtetin shqiptar që sigurisht do bëjë spektaklin e rradhës.

Operacioni i riatdhesimit të shqiptarëve ka nisur dje dhe pritet që sot, 50 fëmijë e gra të mbërrijnë në Rinas. Eva Dumani, e njohur nw kamp edhe si Sara, nuk pranon tw kthehet. Ajo shoqërohet me 4 gra të tjera, njëra prej të cilave është Emanuela Daci, gruaja e luftëtarit të vrarë Almir Daci nga Leshnica e Pogradecit. Emanuela Daci bën pjesë te ata persona që nuk do të kthehet. Bashkë me të janë edhe Hajrije Taushani, Myrvete Dibra e Elona Shuli. 

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet eva dumani julian kasapi riatdhesimi i femijeve dhe grave nga siria eva dumani julian kasapi riatdhesimi i femijeve dhe grave nga siria

Sondazh

Poll

Aktualitet 27 Tetor 2020, 09:08

TIRANË– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Shkozë të Tiranës, ku një 33-vjeçare ka vrarë vete me armë zjarri. E reja, e identifiku...