Aktualitet

Mbyllet për dy javë kopshti ‘Sami Frashëri’ në Peqin, 6 edukatore pozitive me Covid-19

27 Tetor 2020, 10:05 Nga DOSJA
Mbyllet për dy javë kopshti ‘Sami Frashëri’ në

PEQIN– Një nga kopshtet me të mëdha të bashkisë Peqinit është mbyllur pasi 6 edukatore kanë rezultuar me COVID-19.

Kopshti ‘Sami Frashëri’ i cili frekuentohet nga 100 fëmijë është mbyllur pas alarmimit të shpërthimit të virusit. Rasti i parë me COVID-19 pozitiv në radhët e personelit që shërben në këtë kopsht është shfaqur që gjatë javës së kaluar.

Ndërkohë që sot bëhet me dije se edhe disa pjesëtarë të tjerë të personelit dyshohet se janë prekur nga COVID 19 pozitiv, ndërsa për 6 të tjerë rezultati u konfirmua zyrtarisht.

I gjithë stafi është vetëkarantinuar, ndërsa janë dezinfektuar ambientet e brendshme dhe të jashtme të këtij kopshti. Gjithashtu për shkak të situatës së krijuar po u bëhet testi të gjithë prindërve të fëmijëve që frekuentojnë këtë kopsht publik.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet covid ne kopsht mbyllet kopshti ne peqin covid ne kopsht mbyllet kopshti ne peqin

Sondazh

Poll

Aktualitet 27 Tetor 2020, 09:08

TIRANË– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Shkozë të Tiranës, ku një 33-vjeçare ka vrarë vete me armë zjarri. E reja, e identifiku...