Aktualitet

Plagosje me thikë dhe ndërtim pa leje, bien në pranga dy shtetas në Durrës

27 Tetor 2020, 08:30 Nga DOSJA
Plagosje me thikë dhe ndërtim pa leje, bien në pranga dy shtetas

Durrës– Policia e Durrësit ka arrestuar një 29-vjeçar pasi akuzohet për plagosje me thikë. Sipas policisë i arrestuari është E. Sh.,banues në Durrës.

Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit, ku 29-vjeçari goditi me mjet prerës (thikë), L. I., 54 vjeç, banues në Durrës, i cili pasi ka marrë mjekim në spital është larguar në banesë.

Ndërkohë është arrestuar në flagrancë dhe shtetasi Xh. O., 53 vjeç, banues në Arapaj, Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke ndërtuar një objekt (me beton dhe profile hekuri), pa lejen e organeve kompetente.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Ndërtim i paligjshëm”.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 29 vjecari arrestohet per ndertim te paligjshem goditi me mjete prerese arrestohet 29 vjecari arrestohet per ndertim te paligjshem goditi me mjete prerese

Sondazh

Poll

Aktualitet 27 Tetor 2020, 07:11

TIRANE– Mbrëmjen e djeshme në kryeqyet ka ndodhur një përplasje mes efektivëve të policisë dhe tre të rinjve. OraNews ka publikuar pamjet e efektivëve të cilët ...