Aktualitet

I monitoronin me dron, më pas maskoheshin si policë dhe grabisnin banesat e fshatit! Arrestohen 5 të rinjtë në Vlorë, me u

27 Tetor 2020, 07:31 Nga DOSJA
I monitoronin me dron, më pas maskoheshin si policë dhe grabisnin

VLORË– Pesë të rinjtë që terrorizuan Kropishtin e Vlorës, pasi grabisnin banesat të veshur si efektivë,  kanë përfunduar në prangat e Policisë.  Me anë të një njoftimi zyrtar, Policia e Vlorës ka bërë me dije se ka prangosur të gjithë anëtarët e grupit. Në prangat e “bluve” kanë përfunduar: 31-vjeçari Alfred Shametaj; Ervin Dhima, 39 vjeç; Lulzim Elmazaj, 29 vjeç; Endrit Sinaj, 26 vjeç dhe 34-vjeçari Enerik Meçaj.

Nën cilësinë e provavë materiale, Policia ka seksuetruar edhe dy automjete  me të cilët qarkullonte grupi i “skifterëve”; automjetin tip “Benz” dhe makinën e markës “Nissan” me të cilin udhëtonte Alfred Shametaj në momentin e kapjes nga Policia. Po ashtu janë sekuestruar tre aparate celularë dhe prova të tjera materiale. Ndërkohë që ende po kërkohet për armët që përdornin gjatë natës. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se të rinjtë ishin të sofistikuar dhe para se të kryenin grabitjet, i monitoronin shtëpitë ku  me anë të dronëve.

Grupi e kreu grabitjen e fundit jo më lart se para dy ditësh në fshatin Hadëraj në Selenicë të Vlorës. Megjithatë dështuan pasi 3 prej tyre janë diktuar nga anëtarët e familjes Caushaj, të cilët kanë denoncuar ndodhinë në Polici. Dëshmia e tyre por edhe hetimet e kryera kanë sjellë fundin e aventurës së të rinjve, të cilët tanimë duhet të japin llogari para drejtësisë. Përveç tentativës së grabitjes në familjen Fidel Caushajt dhe vëllait të tij, të rinjtë akuzohen edhe për ngjarje të tjera të ngjashme në zonë, të cilat pritet që të provohen nga Policia.

NJOFTIM I PLOTË:

Zbardhet në kohë rekord tentativa për vjedhje në fshatin Kropisht, Selenicë. Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale identifikohen, lokalizohen dhe arrestohen pesë autorët e dyshuar të ngjarjes. Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 2 automjete. Vijon puna nga shërbimet e Policisë për gjetjen e armës me të cilën autorët do kryenin vjedhjen. Në vijim të punës për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur dy ditë më parë në fshatin Kropisht, Selenicë, ku persona të maskuar dhe të armatosur, duke u prezantuar si punonjës policie, kanë tentuar të vjedhin nën kërcënimin e armëve në banesën e shtetasit F. C., menjëherë, pas marrjes së informacionit për ngjarjen e ndodhur, nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë u ngrit grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë. Falë reagimit në kohë, veprimeve të shpejta profesionale dhe informacioneve të siguruara në rrugë operative, nga specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj pronës në DVP Vlorë, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë dhe ata Stacionit të Policisë Selenicë u bë i mundur identifikimi i autorëve të kësaj ngjarjeje dhe menjëherë u organizua puna për lokalizimin dhe kapjen e tyre. Si rezultat, në Selenicë dhe në Vlorë u bë e mundur kapja dhe arrestimi i pesë autorëve të dyshuar të kësaj ngjarjeje, konkretisht:

Sh., 31 vjeç, L. E., 29 vjeç, E. S., 26 vjeç, E. M., 34 vjeç, banues në Selenicë dhe E. Dh., 39 vjeç, banues në Vlorë.

Në cilësinë e provës materiale Policia ka sekuestruar dy automjete, automjetin e markës “Benz” me të cilin u larguan autorët dhe automjetin e markës “Nissan” me të cilin udhëtonte shtetasi A. Sh. në momentin e kapjes nga Policia, tre aparate celularë dhe prova të tjera materiale. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Vlorë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vjedhje me armë” e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet alfred shametaj endrit sinaj enerik meçaj ervin dhima fidel caushaj grabitja ne familjen caushaj grabitja ne selenice lulzim elmazaj alfred shametaj endrit sinaj enerik meçaj ervin dhima fidel caushaj grabitja ne familjen caushaj grabitja ne selenice lulzim elmazaj

Sondazh

Poll

Aktualitet 27 Tetor 2020, 07:11

TIRANE– Mbrëmjen e djeshme në kryeqyet ka ndodhur një përplasje mes efektivëve të policisë dhe tre të rinjve. OraNews ka publikuar pamjet e efektivëve të cilët ...