Aktualitet

DEKLARATA/ Vëllai i mitur i Alvin Berishës është gjallë, do kthehet në Shqipëri, Drejtori i Sigurisë Bedri Elezi jep LAJ

27 Tetor 2020, 07:33 Nga DOSJA

Drejtori i Sigurisë pranë Institutit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Kosovë, Bedri Elezi në një intervistë për Abc e Mëngjesit, ka deklaruar se vëllai i Alvin Berishës, vogëlushit që është shpëtuar disa muaj më parë nga ky kamp famëkeq, është gjallë.

Sipas tij Bunjamini rreth 4 vjeç është gjallë dhe është pranë një familje që po bëhet gati për tu kthyer në Shqipëri.

Elezi ndër të tjera në fjalën e tij ka thënë se ka shumë dyshime se përveç vëllait, gjallë të jetë edhe nëna e Alvin Berishës, e cila nga informacionet që kemi pas në mas ka qenë në një spital ku po merrte ndihmë mjekësore.

“Bunjamini vëllai i Alvin Berishës afër katër vjeç është fëmija që pritet të kthehet sot në Shqipëri. Ai është djali i Afërdita Berishës e martuar ne një djalë nga Ferizaj, i cili është vrarë. Vogëlushi ka qenë në gjendje kritike në momentin që është gjetur dhe është marrë marrë nga makina bashkë me Alvinin, nënën dhe me babain e tij,por që nuk ka pas asnjë informacion nga personat që ne njohim në kamp. Gjithashtu mendohet dhe ka dyshime se dhe nëna e Alvinit është plagosur rëndë dhe ndodhet në kampin e Al-Hol-it.

Deri në fillim të marsin ne kemi pasur informacion dhe nëna e Alvinit ka qenë gjallë, por nuk dihet nëse ajo ka mundur që të mbijetojë, ndërsa vëllai i Alvinit është gjallë dhe pritet që të kthehet në Shqipëri. Unë di që familjarët e Afërditës jetojnë në Gjermani dhe kanë shprehur interesin e tyre, që sapo Bunjamini të kthehet në Shqipëri ta marrin atje”, është shprehur ai.

Marrë nga AbcNews

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet alvin berisha kampi i al-howl alvin berisha kampi i al-howl

Sondazh

Poll

Aktualitet 27 Tetor 2020, 07:11

TIRANE– Mbrëmjen e djeshme në kryeqyet ka ndodhur një përplasje mes efektivëve të policisë dhe tre të rinjve. OraNews ka publikuar pamjet e efektivëve të cilët ...