Aktualitet

Rreth 50 gra e fëmijë shqiptarë braktisin kampin Al-Hol, nesër në orën 13:00 janë në Rinas, Rama përkëdhel fëmijët:

26 Tetor 2020, 13:52 Nga DOSJA
Rreth 50 gra e fëmijë shqiptarë braktisin kampin Al-Hol,

SHQIPËRI– Më në fund, pas thirrjeve të shumta përmes mediave shqiptare, më shumë se gra e fëmijë do të shpëtojnë nga kthetrat e kampit famët në Siri, Al-Hol, dhe do të kthehen në vendlindjen e tyre. Lajmi është bërë me dije nga Gjysmëhëna e Kuqe siriane, e cila njoftoi se riatdhesimi i shtetasve shqiptarë ka nisur pas kërkesës së bërë nga vendi ynë. Mes të riatdhësuarve është edhe i vogli i familjes Dumani, 14-vjeçari Endri Dumani, që udhëtoi drejt Sirisë bashkë me të motrën Eva dhe të atin Shkëlzen Dumani. Ky i fundit, mbeti i vrarë në vitin 2014, duke luftuar në krah të grupeve xhihadiste. I vogli Dumani është tashmë në duart të sigurta, por e motra nuk ka pranuar të kthehet. Vetë Eva, në një audio-meszh, ka rrëfyer se nuk ka dëshirë të kthehet në Shqipëri.

Në një prononcim për AbcNews, daja i të miturve Dumani, Agim Ndergjoni tha se nuk di se çfarë është bërë me të mbesën, Evën, që tashmë duhet të jetë 16 vjeçe. “Nuk kemi ende informacion se çfarë ka ndodhur me Evën, ndërkohë që Endri shihet se është pjesë e grupit,”- shprehet ai.

Në lidhje me këtë operacion riatdhesimi ka pasur edhe reagime të shumta. Kryeministri Edi Rama reagoi në fillim të publikimit të lajmit për riatdhesimin e shqiptarëve, teksa tregoi se prej më shumë se një viti janë duke u marrë me procedurat për të kthyer në Shqipëri fëmijët e jo vetëm.

Ai ndodhet në Liban ku ka marrë në duart një grua me tre fëmijët e saj, Floresha Rasha dhe Amar Rasha, Emel Rasha e Hatixhe Rasha. Në një intervistë për Top-Channel, Rama tha se Floresha Rasha ka disa plagë në trup, por që do të rezistojë për të mbërritur në Tiranë. Kryeministri ka zbuluar edhe një informacion për Eva Dumanin. Në një intervistë për gazetarin Muhamed Veliu, Rama tha se dihet vendndodhja e Eva Dumanit dhe se sipas tij, vajza është mirë. “Eva është mirë, por janë të komplikuara informacionet,”- tha Rama për Veliun.

Teksa fliste, Rama përkëdhelte me duar fëmijët e vegjël që e rrethonin dhe e shihnin ngultas në sy. Ai shojegoi se të shpëtuarit, fillimisht do të trajtohen me mjekë dhe psikologë, në mënyrë që më pas t’i rikthehen jetës normale, por pa dhënë më shumë detaje në lidhje me strehimin e tyre.   Në pamjet e publikuara, shihej dalja nga kampi i katër fëmijëve dhe i një gruaje me aftësi të kufizuara nga kampi i Al-Holit në Siri. Kreu i misionit shqiptar në kunsulatën e Beirutit, Marc Ghorayeb dha detaje nga operacioni duke bërë me dije se fëmijët dhe gruaja do të nisen për në Shqipëri.

“Fillimsisht dua të falenderoj Gjysmëhënën arabe.Kemi punuar bashkë më parë edhe për rastin e Alvin Berishës. Të evakuuarit nga kampi janë kontrolluar nga mjekët dhe janë mjekuar. Kanë ndryshuar edhe rrobat gjithashtu, teksa përgatiten për udhëtimin e tyre në Shqipëri. S’kam fjalë që të përshkruar falenderimet më të mëdha për të gjithë ju,”– tha Ghorayeb në videon e shpërndarë.

Edhe Presidenca ka reaguar në lidhje me këtë çështje, duke falenderuar Gjysmë Hënën e Kuqe Siriane për lirimin e disa fëmijëve shqiptarë të kampit të Al-Hol, të cilët shumë shpejt do të kthehen në Shqipëri.

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj dhe shefi i Antiterrorit Gledis Nano janë tmerruar nga ajo që janë parë në kampin ‘Al-Hol’. Në një intervistë për gazetarin Muhamed Veliu, të Top-Channel, të dy e përshkruan atë kamp si një ferr dhe thanë se shqiptarët duhet të shikojnë se çfarë bëhet në ato ambiente. Marc Ghorayeb, Konsulli i Shqipërisë në Liban ka treguar se riatdhesimi i shqiptarëve në vendin e tyre, nuk është fundi i marrëdhënies së tyre me Sirinë. Ghorayeb tha se do të punohet për riatdhesimin e të gjithë personave që janë në ato kampe të tmerrshme. Ai shtoi se kanë udhëtuar gjatë gjithë kohës me makina të blinduara, pasi ai është vend i rrezikshëm, dhe tha se negociatat e ambasadës me ndihmën e gjenerali Abaz Ibrahimi, vijojnë ende. Konsulli u shpreh se të gjithë ata që janë përfshirë në krime, do të japing llogari përpara autoriteteve, dhe më pas, do të vijohet me procedurat e tjera.

(k.m;f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kampi i al-howl marc ghorayeb riatdhesimi i femijeve dhe grave nga siria kampi i al-howl marc ghorayeb riatdhesimi i femijeve dhe grave nga siria

Sondazh

Poll

Aktualitet 26 Tetor 2020, 12:33

VLORE– Dy vëllezërit Caushaj kanë dhënë dëshminë e tyre për mediat në lidhje me ngjarjen që iu ndodhi në banesën e tyre mbrëmjen e djeshme ku 3 persona të veshu...