Aktualitet

OFL kërkon nga “profesori” i betuar si ushtar i ISIS dhe vrasësit të policit të justifikojnë PASURINË brenda 48 orëve

26 Tetor 2020, 12:48 Nga DOSJA
OFL kërkon nga “profesori” i betuar si ushtar i ISIS dhe

TIRANE– OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve Llazar Bicja dhe Bledar Ibrahimi.

Bicja banues në Cërrik, është i dënuar për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” ndërsa Ibrahimi banues në Elbasan, për të cilin Gjykata e Milanos, Itali, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, është i denuar për veprën penale “Pjesëmarrja në organizatë terroriste”, parashikuar nga Kodi Penal italian. Ai ka pasur kontakte me personave të arrestuar, të dëbuar dhe luftëtarë të ISIS. Në këto komunikime ai njihej me nofkën “profesori”.

Njoftimi i OFL

OFL, 26 tetor. Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020. Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve: Ll. B., banues në Cërrik, i dënuar për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”; B.I., banues në Elbasan, për të cilin Gjykata e Milanos, Itali, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Pjesëmarrja në organizatë terroriste”, parashikuar nga Kodi Penal italian. Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme. OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special. OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bledar ibrahimi llazar bicja ofl bledar ibrahimi llazar bicja ofl

Sondazh

Poll

Aktualitet 26 Tetor 2020, 12:33

VLORE– Dy vëllezërit Caushaj kanë dhënë dëshminë e tyre për mediat në lidhje me ngjarjen që iu ndodhi në banesën e tyre mbrëmjen e djeshme ku 3 persona të veshu...