Çudirat e garës në “FBI-në” shqiptare, a zbuloi padia e aplikantit një proces ‘farsë’? Dyshimet për policë musku
26 Tetor 2020, 11:39Nga DOSJA
TIRANË- Një garë që nisi me bujë të madhe. Pritshmëritë e të gjithë opinionit publik dhe ambasadave po shkojnë në Gjykatën Administrative, nga një aplikant i cili ankohetpër padrejtësi, pavlefshmëri dhe mungesë transparence. Pa paragjykuar apo mbivlerësuar ankesën e një personi, i cili është menjëherë i prekur nga vendimi për t’u skualifikuar për t’u bërë pjesë e Byrosë Kombëtare te Hetimit, shpjegojmë pse aplikanti, por edhe të tjerë, janë të pakënaqur nga gara. Por pse përfundoi ky proces në gjykatë?
A është një lëvizje e dëshpëruar e një aplikanti që nuk arriti dot të hynte një një nga strukturat më të kërkuara të drejtësisë së re, apo ky proces i dha më shumë përparësi policëve me muskuj, por pa “tru”?
Disa aplikantë, i thanë Dosja.alse deri në momentin kur u krye testi logjik, gjithçka shkoi mirë. Pas testit logjik u shpall lista e fituesve, dhe më pas doli edhe data e testit fizik. Sipas tyre, këtu ndodhi edhe ‘hileja’.
Komisioni i Vlerësimit nuk dha asnjë udhëzim për normat që aplikantët duhet të kapnin. Në përfundim të testimit fizik, Komisioni publikoi emrat dhe mbiemrat e aplikantëve. Në listë kishte vetëm emra, por as kod unik të kandidat, as numër pikësh dhe as një Komision me fuqi më të lartë për t’u ankuar.
Po të njëjtat burime, i thanë Dosja.al se kjo padi në gjykatë është sërish gjysmë ‘nul’, pasi fillimisht duhet një ankesë në një komision Apelimi, dhe më pas ankim në Gjykatë Administrative.
Ndërkohë që nga vetë organizatorët, nuk ka asnjë njoftim për mediat. Drejtuesja e BKH-së, Aida Hajnaj, nuk ka sqaruar as mediat, as publikun, në lidhje me organizimin e testit dhe metodologjinë e përzgjedhjeve, prioritetin e kandidatëve që vijnë nga Policia dhe Prokuroria. Dhe pikërisht këtu do të ndalemi edhe tani. Ditën që BKH shpalli listën e fituesve, një burim shumë pranë Komisionit, i sugjeroi Dosja.al të monitoronte përzgjedhjen e aplikantëve.
Informacioni sugjeronte se të gjithë kandidatët aplikuesë nga Prokuroria, pothuajse janë djegur, ndërsa lista fituese përbëhet më shumë nga polica, që shquhen për përgatitje fizike, por jo për punë me “letra”. Mungesa e dakordësisë me vendimin do të përballet në gjykatë, ku do të jetë gjykata që do të vendosë, nëse BKH, duhet të zbatonte pikë për pikë kriterin bazë të përzgjedhjes që është aftësia profesionale dhe integriteti, apo përgatitja fizike dhe rezistenca sportive?
(F.g/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
VLORE- Policia e Vlorës ka arrestuar një 36 vjeçar pasi iu janë sekuestruar 22 kg e 2130 fara kanabisi. Gjatë kontrollit që iu bë në banesë, vlonjatit iu...
BERAT-Hipoteka e Beratit është mbyllur pasi një punonjëse ka rezultuar me COVID-19.Ditën e sotme iu është marrë tamponi dhe stafit për të ditur se nëse ndonjëri...
FIER- Bashkëshortja e 50-vjeçarit Ahmet Toska, i cili u vra sot në mëngjes në lagjen “Shesh i Madh”, ka thënë në polici se për të shoqin ishte tepër vonë...
TIRANË– Reparti i ish-Kirurgjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” do të kthehet nga sot në godinën e tretë që do t’ju shërbejë të gjithë pac...
FIER- Ora 06:00 e mëngjesit për banorët e lagjes “Sheq i Madh” në Fier, nuk do të jetë më kurrë njësoj…Ahmet Toska, 50 vjeç u përball me një breshëri plu...
TIRANË- Një 31-vjeçar është arrestuar nga Policia e Shtetit pasi ka tentuar të korruptojë përmes një shume prej 5 mijë lekë të reja, një efektiv të ...