Aktualitet

Tentoi ti arratisej policisë, arrestohet vlonjati 22 vjeçar, po lëvizte me pushkë me vete

26 Tetor 2020, 13:37 Nga DOSJA
Tentoi ti arratisej policisë, arrestohet vlonjati 22 vjeçar, po

VLORE– Një 22 vjeçar është arrestuar nga policia e Vlorës pasi është pikasur duke lëvizur në qytet me armë me vete.  I riu në momentin kur ka parë efektivët është munduar të fsheh armën dhe të largohet mirëpo është kapur nga policia.

Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin R. M., 22 vjeç, banues në Selenicë, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.

NJOFTIMI I POLICISE:

Parandalohet një ngjarje e mundshme kriminale.

Vihet në pranga një 22-vjeçar që lëvizte me armë zjarri me vete. Sekuestrohet një armë zjarri pushkë. Shërbimet e Komisariatit Vlorë dhe ato të Stacionit Policor Selenicë, në bashkëpunim me forcën e posaçme “Shqiponjat”, në bazë të informacioneve të marra në rruge operative se në fshatin Kotë, Selenicë, një shtetas po lëvizte me armë zjarri me vete, kanë ushtruar kontrolle në territorin e këtij fshati, ku kanë konstatuar shtetasin R. M., 22 vjeç, i cili po lëvizte me armë zjarri me vete. 22-vjeçari, sapo ka parë shërbimet e Policisë, ka fshehur armën dhe është larguar me shpejtësi, por është kapur falë reagimit në kohë e me profesionalizëm nga shërbimet e Policisë. Në përfundim të veprimeve, shërbimet e Policisë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin R. M., 22 vjeç, banues në Selenicë, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit pushkë. Strukturat hetimore të DVP Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë punën intensive për zbardhjen e qëllimit që kishte personi që qarkullonte me armë zjarri me vete.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 22 vjecari levizte me arme me vete arrestohet 22 vjecari levizte me arme me vete

Sondazh

Poll

Aktualitet 26 Tetor 2020, 12:33

VLORE– Dy vëllezërit Caushaj kanë dhënë dëshminë e tyre për mediat në lidhje me ngjarjen që iu ndodhi në banesën e tyre mbrëmjen e djeshme ku 3 persona të veshu...