Aktualitet

FOTOT/ Trafik, kaos, gropa… situatë e rëndë tek ish-Shqiponja, qarkullimi në kolaps nga mbyllja e rrugës

26 Tetor 2020, 13:24 Nga DOSJA
FOTOT/ Trafik, kaos, gropa… situatë e rëndë tek

TIRANE- Mbyllja e rrugës për t’i hapur rrugë ndërtimit tek ish-sheshi “Shqiponja”, ka sjellë sot një kaos në qarkullimin e automjeteve. Siç shihet edhe në pamje, mbyllja e rrugës ka devijuar qarkullimin e makinave, duke shtuar trafikun, por nuk mungojnë as gropat, që janë të kudogjendura në Shqipëri.

Pas mbylljes së detyrueshme të rrethrrotullimit, pritet që ky trafik të zhvendoset në rrugë dytësore, ndërsa të gjithë duhet të kujtojnë hyrje-daljet për në Tiranë. Automjetet që vijnë nga jugu do të kalojnë nga rruga Elbasan-Tiranë, ndërsa ata nga Kavaja, duhet të kalojnë në rrugën e Ndroqit.

Pasagjerët e Durrësit do të kalojnë nga rruga “Teodor Keko”, tek Fusha e Aviacionit, dhe më pas përmes rrugës “Dritan Hoxha”. Rruga do të jetë më e vështirë për të gjithë pasagjerët që vijnë nga veriu i vendit, të cilët duhet të kalojnë nga Paskuqani, për të dalë në “Don Bosko” ose qendër.

Për më shumë ndiqni fotot: 

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet mbyllet shqiponja projekti per unazen e re mbyllet shqiponja projekti per unazen e re

Sondazh

Poll

Aktualitet 26 Tetor 2020, 12:33

VLORE– Dy vëllezërit Caushaj kanë dhënë dëshminë e tyre për mediat në lidhje me ngjarjen që iu ndodhi në banesën e tyre mbrëmjen e djeshme ku 3 persona të veshu...