Aktualitet

E rëndë në Vlorë/ Një skuadër me 3 persona tenton të grabisë banesën në Hadëraj të Selenicës, pronari: Ishin veshur

26 Tetor 2020, 12:01 Nga DOSJA
E rëndë në Vlorë/ Një skuadër me 3 persona tenton

VLORË- Një tentativë grabitjeje me armë zjarri ka dështuar në fshatin Hadëraj në Selenicë të Vlorës, ku disa persona kanë hyrë në një banesë të veshur si policë. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se tentativa për vjedhje ka dështuar dhe se 3 personat janë diktuar nga pronarët. Ngjarja është zbuluar nga vetë familja Caushaj që ka rënë pre e grabitjes.

Ata kanë denoncuar në Policinë e Vlorës, sesi 3 persona, të veshur me uniforma policie, të pajisur me armë zjarri dhe me një automjet tip “Benz” kanë hyrë në banesë për t’i vjedhur.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se në dëshminë e tij, Fidel Caushaj, është shprehur se autorët pasi kanë parë se në shtëpi nuk ka patur para, kanë qëlluar me armë zjarri në ajër dhe janë larguar. Ndërkohë që Policia e Vlorës ka ngritur një grup hetimi, ende nuk ka asnjë pistë se kush janë skuadra me 3 persona që kryen vjedhje të maskuar si policë.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet fidel caushaj grabitje ne familjen caushaj vjedhje ne haderaj fidel caushaj grabitje ne familjen caushaj vjedhje ne haderaj

Sondazh

Poll