Aktualitet

26 Tetor 2020, 12:33 Nga DOSJA

VLORE– Dy vëllezërit Caushaj kanë dhënë dëshminë e tyre për mediat në lidhje me ngjarjen që iu ndodhi në banesën e tyre mbrëmjen e djeshme ku 3 persona të veshur me uniformë policie, i kanë thënë se janë efektivë duke dashur kështu ti grabisin. Ata kontrolluan në banesë e duke mos gjetur asgjë qëlluan në ajër dhe u larguan nga aty.

Dy vëllezërit treguan për ‘Faxnews’ se i kanë ndjekur deri në momentin kur janë aksidentuar. Panë që ranë në një greminë e më pas nuk dinë se çfarë ndodhi me to.

‘Erdhën dhe na gjetën, i vunë pranga. Një natë para kishin vendosur pranga. Më kërkonin mua, mbrëmë ishin te unë, më pas të vëllai im. Sa hapa portën më dolën 2, më thanë jemi policia e shtetit. Ishin maskuar, kishin radio, njëri bënte kontroll, skisha çfarë t’ju bëja. Më goditën me qytën e pistoletës në faqe. Ishte ora 7 e ca e darkës. Djali iu qep me makinë mbrapa dhe ranë në greminë. Njëri është banor i zonës kurse tjetri nga një fshat i Selenicës. Ishin 4, njëri ishte shofer. Nuk e di çfarë i kanë marrë vëllait, kanë tromaksur fëmijët. Na vendosën pranga për 1 orë e gjysëm, derisa u mblodh i gjithë fshati. Shpëtuam se qëlluan në ajër.‘- shprehet Fidel Caushaj.

Kjo është hera e dyta që familja Caushaj në fshatin Hadëraj të Selenicës bie pre e grabitjeve. Edhe ditën e shtunë kjo familje është tentuar që të grabitet, ndërsa dy banesat e vëllezërve janë pranë njëri tjetrit.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet fidel caushaj grabitja ne familjen caushaj vjedhje ne haderaj fidel caushaj grabitja ne familjen caushaj vjedhje ne haderaj

Sondazh

Poll