Aktualitet

Naftëtarët e Ballshit i dërgojnë letër të hapur Ramës, Ballukut, Denajt dhe Manastirliut. Thirrja e tyre: Zgjidhja e shpe

26 Tetor 2020, 11:36 Nga DOSJA
Naftëtarët e Ballshit i dërgojnë letër të hapur

BALLSH– Naftëtarët e Ballshit nuk do e ndalin protestën e tyre pa marrë atë që iu takon. Naftëtarët përveç thirrjeve publike kanë vendosur ti dërgojnë një letër të hapur kryeministrit Rama, ministres së infrastrukturës dhe energjetikës, Belina Ballukut, Anila Denajt, ministres së financës dhe ekonomisë si dhe Manastirliut, ministres së shëndetësisë.

Naftëtaret shkruajnë se prej ditësh gjenden në grevë, aty ku kërkojnë të marrin pagat e prapambetura nga kopmania ku punonin më përpara.

Ata kërkojnë që të merren masat urgjente në mënyrë që të zgjidhet sa më parë çështja e tyre.

‘E gjithë ngjarja në Ballsh tregon për shkelje të vazhdueshme të të drejtave tëpunëtorëve nëmënyrë të veçantë, shkeljen e së drejtës për të pagë e shpërblim për punën e kryer,  shkeljen e parimit të sigurisë juridike, duke mos u njohur punonjësve të drejtat e  fituara, duke mos u garantuar një punë dhe duke mos i lejuar të rifillojnë punë në Rafineri, punonjësit grevistë.’- shkruajnë naftëtarët në letrën e tyre.

LETRA E HAPUR E NAFTETAREVE:

Prej disa ditësh shoqëria shqiptare po ndjek grevën e burrave dhe grave në Ballsh, të cilët kërkojnë të marrin pagat e papaguara nga kompania ku punonin, të fituara me djersën e ballit dhe të njohura me vendim gjyqësor nga organet e drejtësisë. Duke ndjekur me shqetësim grevën e  e tyre dhe duke u njohur me kërkesat e grevistëve, si aktiviste të shoqërisë civile dhe mbrojtëse të të drejtave të grave, sjellim në vëmendje të institucioneve përgjegjëse si vijonse. Dinjiteti i lindur i të drejtave të barabarta dhe të patjetërsueshme të të gjithë anëtarëve të familjes njerëzore është themeli i lirisë, drejtësisë dhe paqes në botë (Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut). Shqipëria aderon në të gjitha Konventat Ndërkombëtare përmbrojtjene të drejtave të njeriut dhe ka ratifikuar konventat e Organizatës Ndërkombëtare të Punës ILO, në mënyrë tëveçantë, Konventën 81, “Për inspektimin e punës”. Organet e Shtetit shqiptar kanë detyrë tëmarrin masa të përshtatshme për ta mbrojtur të drejtën për punë dhe të drejtën për të siguruar mjetet e jetesës përmes punës, sikurse vendos “Pakti Ndërkombëtar për të Drejtat Ekonomike, Shoqërore dhe Kulturore”. Shteti Shqiptar siguron të drejta të barabarta për burrat dhe gratë në fushën e Punës, sikurse është sanksionuar në“Konventën për Eliminimin e të gjitha Formave të Diskriminimit ndaj Grave” të ratifikuar nga Shqipëria në vitin 1993. Bazuar në Kushtetutën e Shqipërisë në kuadrin e të Drejtave dhe Lirive Ekonomike e Sociale, si dhe në të gjitha aktet Ndërkombëtare si më sipër. Bazuar në legjislacionin e punës,i cili kërkon respektimin e të drejtave të punëmarrësve nga punëdhënësit, ndër të tjera të drejtën që Punëdhënësi t’i paguajë rregullisht pagën punëmarrësit. Bazuar në legjislacionin për inspektimin e punës, i cili parashikon se Inspektorati Shtetëror i Punës duhet të sigurojë zbatimin e dispozitave ligjore për kushtet e punës dhe për mbrojtjen e punëmarrësve në ushtrimin e profesionit të tyre, për kohëzgjatjen e punës, pagat, etj.,

Kërkojmëndërhyrje të menjëhershme nga Shteti Shqiptar, për zgjidhjen e kërkesave tëgrave dhe burrave naftëtarë tëRafinerisë në Ballsh.

Kërkesat e paraqitura ngrenëdy çështje themelore:

E gjithë ngjarja në Ballsh tregon për shkelje të vazhdueshme të të drejtave tëpunëtorëve nëmënyrë të veçantë, shkeljen e së drejtës për të pagë e shpërblim për punën e kryer,  shkeljen e parimit të sigurisë juridike, duke mos u njohur punonjësve të drejtat e  fituara, duke mos u garantuar një punë dhe duke mos i lejuar të rifillojnë punë në Rafineri, punonjësit grevistë.

Për sa më sipër,ikërkojmë Qeverise Shqiptare:

Dialogu social dhe zgjidhja e shpejtë duhet të ofrohet menjëherënga Qeveria. Gjendja shëndetësore e grevisteve po rëndohet dhe duhet të konsiderohet se situata e pandemisë së krijuar nga COVID-19vë në rrezik serioz shëndetin e grevisteve.

Në pritje të zgjidhjes së shpejtë dhe pa hezitim që gratë në grevë të kthehen pranë familjeve të tyre.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet greva e naftetareve naftëtarët e ballshit naftetaret e ballshit ne greve urie greva e naftetareve naftëtarët e ballshit naftetaret e ballshit ne greve urie

Sondazh

Poll