U skualifikua nga gara e BKH-së, aplikanti hedh akuza për pandershmëri, padit procesin në Gjykatën Administrative
26 Tetor 2020, 10:02Nga DOSJA
TIRANE– Procesi për përzgjedhjen e anëtarëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit është paditur ditën e sotme në gjykatën administrative nga një aplikant i cili është skualifikuar nga gara. Burime për Dosja.al bëjnë me dije, se aplikanti, identiteti i të cilit nuk dihet, pretendon se procesi është i pavlefshëm dhe se edhe të tjerë aplikantë nuk janë dakord me këtë përzgjedhje që është bërë.
“Me anë të kësaj kërkesë padie, kërkoj pezullimin e procedurave të konkurrimit nga Byroja Kombëtare e Hetimit, pasi në mënyrë jo transparente me anë të një veprimi administrativ ka bërë përjashtimin e 300 kandidatëve për hetues në fazën në fazën e tretë të testimit (testimi fizik) pa përcaktuar metodologjinë e vlerësimit, ku dëmtohen interesat e mia personale, interesi publik dhe procesi i rregullt ligjor në një procedurë konkurrimi që ka për qëllim rritjen e besimit të publikut pranë organeve të drejtësisë, e konkretisht’ shkruhet në kërkesë padinë e aplikantit.
Atij iu janë bashkuar dhe aplikanët të tjerë të cilët gjithashtu janë eleminuar nga gara.
‘Të pezullohet procesi derisa të jepet vendimi nga Gjykata. Nga procesi jemi eleminuar padrejtësisht‘ -shprehen paditësit.
Byroja Kombëtare e Hetimit ka hapur aplikimet për grupin e ri të hetuesve. Në fund të këtij procesi do të zgjidhen 60 hetues që më pas do të trajnohen nga FBI dhe do të përbëjnë të gjithë grupin e hetuesve në BKH, e cila do të hetojë zyrtarët e lartë të përfshirë në krim dhe korrupsion.
(A.B)/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Punimet në nyjen “Shqiponja”, pjesë e projektit të Unazës së madhe të Tiranës, kanë hyrë në një fazë të rëndësishme. Për të gjitha automjetet që vi...
TIRANË- Anxhela është një emër mjaft i njohur për shqiptarët, e cila së fundmi ka postuar disa foto në llogarinë e saj të Instagramit, ku shihet e dhunuar....
FIER– Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e Ahmet Toskës i cili u ekzekutua mëngjesin e sotmë në qytetin e Fierit teksa ishte me bashkëshorten e tij.Policia ka ...
TIRANE– Dosja.al ju sjell një përmbledhje të portaleve në vend dhe lajmet e tyre kryesore. Dosja.al, Fax.al, Top Channel kanë në faqe të parë ekzekutimin ...
ELBASAN– Një 26 vjeçar me inicialet B.H, është arrestuar nga policia e Elbasanit pasi ka kërcënuar me thikë babin e tij.I riu e kishte dhunuar atë dhe ki...
Aktualitet26 Tetor 2020, 07:23
SELENICË– Dy persona kanë tentuar që të grabisin nën kërcënimin e armës banesën e një qytetari në fshatin Haderaj, Selenicë. Mirëpo ata u pikasën nga i zot...
ITALI– Një atentat me armë zjarri ndaj një shqiptari 40-vjeçar ka ndodhur ditën e djeshme në Asti. Sipas mediave italiane, shqiptari është qëlluar nga nj...
GJERMANI– Kur në verë u rritën infektimet, u vendosën në fokus të opinionit të rinjtë. Sepse ndryshe si u tha në fillim të pandemisë, edhe ata e jo vetëm ...