Sport

Gabim në test, futbollisti i Romës do të jetë në ndeshjen kundër Milanit

25 Tetor 2020, 10:52 Nga DOSJA
Gabim në test, futbollisti i Romës do të jetë në

ITALI– Ditën e hënë do të luhet ndeshja më e rëndësishme e kampionatit italian ajo mes Milanit dhe Romës. Covidi ka frikësuar jo pak futbollistët të cilët herë pas here detyrohen t’i nënshtrohen testeve. I fundit që rezultoi pozitiv ishte mbrojtësi i Romës Gianluca Mancini, vetëm 24 orë pas testit të dytë lojtari rezultoi negativ dhe lojtari ka udhëtuar  me skuadrën kryeqytetase drejt Milanos.

Rasti i Mancinit është i njëjtë me atë të Hakimit, pasi bëhet fjalë për një gabim të testit dhe me dy konfirmimet negative, ka marrë miratimin e autoriteteve shëndetësore për të qenë i gatshëm për ndeshjen e nesërme.Tani Fonseca “fërkon duart”, pasi mund të aktivizojë nga minuta e parë treshen e titullarëve të mbrojtjes, Mancini-Ibanez-Kumbulla, të cilët këtë herë do të kenë një mision të vështirë, të ndalin gjigantin suedez Zlatan Ibrahimovic.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport mancini roma mancini roma

Sondazh

Poll

Sport 25 Tetor 2020, 09:27

Egbo: Më pëlqen tasqebapi dhe fasulja, jo byreku

TIRANE – Emaneul Egbo është një nga futbollistët më jetëgjatë që ka luajtur dhe vazhdon të jetojnë në Shqipëri. Por ndërkohë që deri dje ka qenë një nga ish-por...