Sport

Laçi është super, kurbinasit fitojnë ndaj Tiranës në miqësoren e rradhës

24 Tetor 2020, 19:27 Nga DOSJA
Laçi është super, kurbinasit fitojnë ndaj Tiranës

TIRANË– Sot në kryeqytet në stadiumin “ Selman Stërmasi” u zhvillua miqësorja midis Tiranës dhe Laçit. Ndeshja u mbyll me rezultatin 0-1. Bardheblutë e Egbos ishin gjatë gjithë ndeshjes dominues në lojë, por nuk arritën të shfrytëzonin rastet e krijuara në ndeshje.

Nga kjo situatë përfituan kurbinasit e drejtuar nga Cungu, të cilët në minutën e 62 arritën të shënonin golin e avantazhit e të vetëm të gjithë ndeshjes me autor Deliu. Pas golit të realizuar, bardheblutë e kryeqytetit hidhen në sulm për të kthyer rezultatin, por nuk ia arritën pasi skuadra e Laçit ishte pozicionuar mjaft mirë në fushë.

Xh.Z (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport laçi tirana laçi tirana

Sondazh

Poll