Sport

Befason Fidel Ylli, i del HAPUR kundër kryeministrit Rama: Të rikthehen bastet sportive, s’i mbylli as Enveri

24 Tetor 2020, 19:07 Nga DOSJA
Befason Fidel Ylli, i del HAPUR kundër kryeministrit Rama: Të

TIRANE – Prej disa javësh tashmë pjesa e futbollit dhe e qeverisë po orvaten për të gjetur një gjuhë të përbashkët, që sportit në vend t’i shkojnë më tepër para, në mënyrë që ai të përmirësojë cilësinë dhe standartin.

Negociatori i palës qeveritare, deputeti Fidel Ylli ka dalë këtë herë me një zgjidhje tjetër, duke u përpjekur të ruajë paratë e buxhetit të shtetit dhe për t’i rikthyer vendit bastet dhe llotaritë sportive. Sipas tij, duhet të rikthehen ato, edhe pse ishin një nga betejat më të mëdha të qeversë së Rama, në mënyrë që sporti të përfitojë, rreth 50 milionë euro.

“Të hapen bastet sportive, nuk i mbylli as Enveri, janë 50 milionë euro që mund të marrë sporti. Sikur vetëm bastet të merrte sporti, nuk do duhej asnjë lek nga buxheti i shtetit. Ishin bërë si kërpudha, po atëherë t’i marrë në dorë shteti, sepse baste ka edhe në Itali dhe në Angli edhe kudo,” – u shpreh ai i ftuar në televizionin A2.

Me deklaratën e tij, Fidel Ylli i ka dalë kundër kryeminisrit Edi Rama, i cili e ka cilësuar si një nga sukseset e qeverisë së tij mbylljen e basteve sportive.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport baatet fidel ylli baatet fidel ylli

Sondazh

Poll