Sport

Sergio Ramos është njeriu i rekordeve, mbrojtësi i Real Madrid barazon rekordin historik të dy legjendave

25 Tetor 2020, 10:32 Nga DOSJA
Sergio Ramos është njeriu i rekordeve, mbrojtësi i Real Madrid

SPANJË-Sergio Ramos është njeriu i rekordeve. Mbrojtësi dhe njëkohësisht kapiteni i Real Madrid, luajti dje El Clasicon numër 31 në La Liga. Spanjolli është një nga 3 lojtarët që kanë luajtur kaq shumë ndeshje ndërmjet Real Madrid-Barcelona së bashku me Gento dhe Raul.

Ramos ka barazuar rekordin e mbajtur nga dy legjendat e tjera, ndërsa sa i përket El Clasicos në të gjitha kompeticionet ai ka zhvilluar 45 paraqitje. Ramos numëron 31 ndeshje në La Liga, 7 në Copa del Rey, 6 në Superkupë dhe 1 në Champions League. Ramos ka luajtur ndeshjen e parë kundër Barcelonës më datë 19 nëntor të vitit 2005.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport real madrid sergio ramos real madrid sergio ramos

Sondazh

Poll

Sport 25 Tetor 2020, 09:27

Egbo: Më pëlqen tasqebapi dhe fasulja, jo byreku

TIRANE – Emaneul Egbo është një nga futbollistët më jetëgjatë që ka luajtur dhe vazhdon të jetojnë në Shqipëri. Por ndërkohë që deri dje ka qenë një nga ish-por...