Sport

Presidenti Meta, nderon ikonën e futbollit myzeqar

25 Tetor 2020, 10:22 Nga DOSJA

TIRANE- Kreu i Shtetit çmoi vlerat e mëdha sportive dhe njerëzore të ish-mesfushorit legjendar të Lushnjes, Partizanit dhe ekipit kombëtar të Shqipërisë.

Abdurrahman Roza Haxhoi spikati si njëri prej lojtarëve më të mirë pas çlirimit të Shqipërisë. Fillimisht, ai u aktivizua te Lushnja, ndërsa kulmin e sukesit e arriti në vitet 1951-1958 me Partizanin duke fituar 3 kampionate dhe 2 Kupa të Shqipërisë.

Pas tërheqjes nga futbolli i luajtur, Haxhiu iu përkushtua trajnimit. Ai vdiq në moshën 33-vjeçare në vitin 1964 për shkak të një goditjeje vdekjeprurëse në kokë.

Trashëgimia e tij si sportist është e madhe. Ai është vlerësuar pas vdekjes për arritjet në karrierë. Ish-futbollisti mban titujt “Mjeshtër i Merituar i Sportit” dhe “Nderi i Sportit”. Që prej fillimviteve ’90-të, stadiumi i Lushnjes mban emrin e tij.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport ilir meta lushnje presideni i republikes roza haxhiu ilir meta lushnje presideni i republikes roza haxhiu

Sondazh

Poll

Sport 25 Tetor 2020, 09:27

Egbo: Më pëlqen tasqebapi dhe fasulja, jo byreku

TIRANE – Emaneul Egbo është një nga futbollistët më jetëgjatë që ka luajtur dhe vazhdon të jetojnë në Shqipëri. Por ndërkohë që deri dje ka qenë një nga ish-por...