Sport

Skënderbeu me plan B, ja çfarë mund të bëjnë korçarët për të hequr dënimin e UEFA-s

24 Tetor 2020, 19:34 Nga DOSJA
Skënderbeu me plan B, ja çfarë mund të bëjnë

KORÇË– Klubi i Skëndërbeut u dënua nga UEFA me 10 vite përjashtim nga kompeticionet europiane dhe me një gjobë të majme prej 1 milionë euro me pretendimin e trukimit të ndeshjeve. Pas konfirmimit të këtij vendimi përfundimtar nga të gjitha shkallët e mundshme të drejtësisë sportive, prej kohësh në Korçë flitet për  të ardhmen e klubit.

Mendohet se klubi do të ndryshojë emër dhe logo, duke nisur një kapitull të ri, duke futur në lojë edhe skuadrën e Maliqit. Prej disa kohësh, përflitet se Maliqi do të quhet Akademia e Futbollit Skëndërbeu e duke shpëtuar kështu nga dënimi i dhënë.

Një indicie me shumë vjen nga veprimi i fundit të klubit të Maliqit, i cili i ka ndryshuar logon dhe ngjyrat e klubit duke u bërë bardhekuq, njëjtë si Skëndërbeu.

Kjo mbetet akoma në kuadrin e ideve, ndërsa Skëndërbeu ka bërë ndryshime duke ulur buxhetin dhe pritshmëritë për sezonin e ri.

Xh.Z (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport skenderbeu skenderbeu

Sondazh

Poll