Sport

VIDEO/Humbi kundër Real Madrid, Ronald Koeman e ka me arbitrin dhe VAR: Pse përdoret kundër nesh?

24 Tetor 2020, 19:19 Nga DOSJA
VIDEO/Humbi kundër Real Madrid, Ronald Koeman e ka me arbitrin dhe VAR: Pse

SPANJË- Barcelona ka dalë e mundur nga El Clasico me Real Madrid që tani ka shkuar në -6 pkë kundër rivalëve kryesorë edhe pse ka një ndeshje më pak. Kjo ka qenë analiza në përfundim të ndeshjes nga trajneri i Barcelonës Ronald Koeman.

“Mund të jemi të kënaqur me lojën e bërë, kemi zhvilluar një ndeshje të mirë. Në fund kemi rrezikuar sepse po humbnim. Nuk më intereson të humbasë 2-1 ose 3-1, ishim në disavantazh.”

Holandezi ka shprehur edhe mendimin e tij në lidhje me penalltinë që i është dhënë Real Madrid.

“Për mua nuk është. Dhe e kam pyetur arbitrin që të më shpjegonte një herë e përgjithmonë si funksionon VAR-I këtu në Spanjë. Pse përdoret vetëm kundër nesh?” Përfundon trajneri holandez.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport barcelona real madrid ronald koeman barcelona real madrid ronald koeman

Sondazh

Poll