Sport

VIDEO/ Khabib Nurmagomedov vazhdon të mbetet kampion, por premtimi ndaj nënës bën të tërhiqet nga UFC

24 Tetor 2020, 21:33 Nga DOSJA
VIDEO/ Khabib Nurmagomedov vazhdon të mbetet kampion, por premtimi ndaj

ABU DHABI-Khabib Nurmagomedov vazhdon të mbetet i pamposhtur në UFC. Rusi fitoi në raundin e dytë kundër Justin Gaethje. Luftëtari nga Dagistani fitoi në Fight Island në Abu Dhabi. Raundi i parë u fitua nga Khabib me rezultatin 10-9, ndërsa në fillimin e së dytës u mbyll ndeshja. Khabib arriti të mbërthente mjaft mirë Gaethjen dhe ky i fundit u dorëzua.Luftëtari nga Dagestani ka një rekord prej 29-0. Ai ka folur pas ndeshjes dhe ka shokuar botën duke deklaruar largimin e tij nga sporti i UFC.

“Kur UFC më telefonoi për t’u ndeshur me Justin fola me nënën time për 3 ditë me rradhë. Ajo nuk donte që unë të luftoja pa babain tim, por i premtova se do të ishte ndeshja ime e fundit. Nëse jap fjalën time duhet ta mbaj”,- tha Khabib duke shokuar të gjithë fansat e tij.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport khabib nurmagomedov ufc khabib nurmagomedov ufc

Sondazh

Poll