Sport

Ceshtja “Çinari” po i sos durimin Partizanit

25 Tetor 2020, 09:48 Nga DOSJA

TIRANE – Skuadra e Partizanit nuk po arrin dot të dalë nga ngërçi i krijuar prej futbollistit Çinari, i cili jo vetëm që ka djegur veten e tij me lëvizjet e dokumentave, por i ka bllokuar prej kohësh tashmë skuadrës të së kuqve merkaton.

Kryeqytetasti e kanë humbur betejën e shkallës së parë të drejtësisë në KAS të Lozanës, një kërkesë që u bë me shpresën për t’i hapur dyert merkatos e cila vazhdon t’i qëndorjë e mbyllur për dy sesione, kjo e kësaj vere dhe merkato e dimrit në janar.

Përveç pafajësisë, të kuqtë kërkojnë edhe dëmshpërblim nga palët që e kanë implikuar në këtë çështje, ku kryesorët janë FIFA (Dhoma e Zgjidhjeve të Konflikteve të këtij institucioni që nuk mori parasysh pretendimet e Partizanit), si dhe kroatët e Istras, që i paditën.

Sipas “Panorama Sport” deri më tani FIFA dhe klubi kroat nuk i kanë dërguar prapësimet e tyre për dosjen. Gjithsesi, ata janë brenda afateve se kanë edhe afro dy javë kohë. Por vonesa shikohet si një lojë nervash për të kuqtë, pasi rrezikojnë të mbeten pa merkato edhe në janar, edhe sikur të fitojnë gjyqin. Deri më 18 janar 2021 KAS-i e ka publikuar kalendarin e çështjeve për gjykim, por Partizani duhet të presë akoma për të mësuar datën dhe trupën gjykuese.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport cas cinari fifa partizani cas cinari fifa partizani

Sondazh

Poll

Sport 25 Tetor 2020, 09:27

Egbo: Më pëlqen tasqebapi dhe fasulja, jo byreku

TIRANE – Emaneul Egbo është një nga futbollistët më jetëgjatë që ka luajtur dhe vazhdon të jetojnë në Shqipëri. Por ndërkohë që deri dje ka qenë një nga ish-por...