Sport

E pabesueshme në Holandë/ Ajax i pandalshëm, fiton 0-13 dhe vendos rekord të ri në Kampionat

24 Tetor 2020, 19:09 Nga DOSJA
E pabesueshme në Holandë/ Ajax i pandalshëm, fiton 0-13 dhe

HOLANDË- Rezultat i pabesueshëm në kampionatin e Holandës. Skuadra e Ajax shënoi 13 gola ndaj skuadrës së Venlos.

Takimi u mbyll me rezultatin 0-13, dhe falë këtij rezultati “Harkëtarët” shënuan një rekord të ri në Kampionat. Sot ata përmirësuan rekordin e vendosur në vitin 1972 kur shkatërruan skuadrën e Vitesses me rezultatin 12-1. Pjesa e parë e ndeshjes së sotme u mbyll me rezultatin 0-4, ndërsa në pjesën e dytë miqtë e Ajaxit shënuan dhe 9 herë të tjera. Lojtari kryesorë në ndeshjen e sotme ishte sulmuesi i Ajaxit Lassina Traore, i cili realizoi plot 5 herë.

Ndërsa golat e tjerë u shënuan nga Huntelar(dy herë), Ekkelenkamp(dy herë), Tadiç, Antony, Blind dhe Martinez.

Xh.Z (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport ajax ajax-venlo ajax ajax-venlo

Sondazh

Poll