Politike

Mocioni i Holandës, Kodheli: Nuk kemi pse të kemi frikë, plotësuam kushtet për lëvizjen e lirë

18 Prill 2019, 14:24 Nga DOSJA
Mocioni i Holandës, Kodheli: Nuk kemi pse të kemi frikë,

TIRANË– Kryetarja e komisionit e politikës së jashtme, Mimi Kodheli është shprehur se shqiptarët nuk kanë pse të kenë frikë nga votimi i Parlamentit të Holandës në lidhje me kthimin e vizave për shqiptarët.

E ftuar në studion e Fax Neës, Kodheli u shpreh se Shqipëria është në bisedime me disa vende skeptike ndaj lëvizjes së lirë të shqiptarëve.

Ne nuk jemi në top-listë e keqdashësve. Shqipëria i ka plotqësuar kushtet për lëvizjen e lirë dhe nuk kanë pse të kenë frikë nga votimi i Holandës.

Gjithkush ka të drejtë të protestojë dhe këto diskutime mund t’i bëjnë për konsumin e tyre politik.

Prosigurisht që vendimi i Holandës e dëmton imazhin e Shqipërisë,  por bindja e ekstremiteteve të djathta europiane nuk na prekin ne,”– shprehet Kodheli.

Parlamenti Holandez votoi ‘PRO’ kërkesës së 5 grupeve parlamentare, VVD, CDA, SP, CU dhe PVV, kjo e fundit parti e ekstremit, që detyrojnë qeverinë t’i kërkojë Komisionit Europian rikthimin e vizave për Shqipërinë.

Arsyeja kryesore është rritja e kriminalitetit nga mafia shqiptare. Vota pro detyron Holandën të bëjë kërkesë në Komisionin Europian, për rikthimin e vizave. Po ashtu një votë e tillë, do të thotë një ‘JO’ e fortë për hapjen e negociatave në qershor. (Lexo këtu)

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike kthimi i vizave per shqiptaret mimikodheli mocioni i holandes kthimi i vizave per shqiptaret mimikodheli mocioni i holandes

Sondazh

Poll