Politike

Refuzoi të bëhej pjesë e grupit të PD, flet Alimadhi: Veprim i nxituar, Rudina Hajdari ta marrë më shtruar

18 Prill 2019, 14:10 Nga DOSJA
Refuzoi të bëhej pjesë e grupit të PD, flet Alimadhi: Veprim

TIRANË- Zyrtarizimi i dy grupeve parlamentare me në krye Rudina Hajdarin dhe Nimet Musain, solli ndryshimin e balancave brenda opozitës së re në Kuvend.

Adriatik Alimadhi, deputet i dalë nga listat e Partisë Demokratike, si pjesë e koalicionit opozitar ku bën pjesë partia ku aderon, Balli Kombëtar, tregon arsyen pse refuzoi të mos bëhej pjesë e grupit të PD.

Në një intervistë për Dosja.al, Alimadhi thotë se nuk është pjesë e grupit pasi ky veprim për të është i nxituar dhe për të rëndësi ka partia Balli Kombëtar.

Intervista e plotë:

Pse nuk u përfshitë në asnjë nga grupet parlamentare që u krijuan sot?

Personalisht jam deklaruar deputet i partisë Balli Kombëtar. Mendoj se grupet janë krijuar në mënyrë shumë të shpejtë dhe pa u diskutuar dhe pa ditur rrugëtimin se ku shkojnë dhe për këtë nuk isha i qartë, ndofta kam parë edhe një largim ndaj personit tim për shkak të deklarimit si deputet i partisë Balli Kombëtar.

A e dëmton aktivitetin tuaj parlamentar mospërfshirja në grup parlamentar?

Më intereson vetëm partia Balli Kombëtar hë për hë. Do të shohim në vazhdim, do kemi mundësi të tjera.

A ka mundësi të krijoni një grup parlamentar më deputetët e tjerë të pavarur?
Prisni, koha do japë gjithçka.

Në listën e deputetëve në faqen e Kuvendit, ju si deputetë të pavarur nuk figuroni fare. A mendoni se është thjesht një gabim teknik?

Mendoj se është gabim, personalisht kam kryer procedurat dhe kam të gjithë dokumentacionin, besoj ndonjë gabim teknik.

Çfarë ju ndan me dy grupet parlamentare të krijuara?

Nuk di ç’të them por i shoh të shpejtuar në procedura që nuk dihet se ku të çojnë. Sigurisht janë ende të rinj, ashtu siç jam edhe vetë, por me sa shoh dhe po kuptoj, na ndajne disa procese. Unë kam subjektin ata kanë regjistruar grupin, pra mungojnë siglat e tyre. Kjo duhet të jetë dhe një procedurë ligjore.

Si e vlerësoni Rudina Hajdarin në krye të grupit të demokratëve?

E shikoj që është aktive, respektoj vullnetin e saj. Mendoj se këto punët e politikës duhen marrë pak si shtruar, sidomos me këtë kapje të sistemit nga mendësia komuniste.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike adriatik alimadhi grupet e reja parlamentare opozita e re rudina hajdari adriatik alimadhi grupet e reja parlamentare opozita e re rudina hajdari

Sondazh

Poll