Politike

KQZ i dha mandatin, Andi Përmeti ‘sfidon’ Salianjin: Të tregojë peshën në elektorat, nevoja për një parti të re

18 Prill 2019, 12:17 Nga DOSJA
KQZ i dha mandatin, Andi Përmeti ‘sfidon’ Salianjin: Të

Tiranë- Ditën  e sotme KQZ i dha mandatin Andi Përmetit, i cili ishte kandidat nga lista e PD-së në qarkun e Korçës. Në një intervistë për Dosja.al Andi Përmeti është shprehur se në vend është e nevojshme lindja e një partie të re dhe sipas tij të jetë ndryshe nga ajo që kanë mundur t’i ofrojë  Edi Rama, Lulzim Basha apo Monika Kryemadhi. Përmeti thekson se duhet të ndryshohet rrënjësisht  sistemi zgjedhor dhe sistemi politik në Shqipëri. Ai shprehet se  djegia e mandateve nga ana e opozitës është  një akt ekstrem që e ka futur vendin në një krize të thellë politike dhe rrezikon ta çojë në një konflikt civil.

Përsa i përket komentit të Ervin Salianjit, i cili u shpreh se deputetët rinj tashmë janë me cen, Andi Përmeti është përgjigjur se ish deputeti dhe të gjithë zotërinjtë që mendoje si ai duhet të provojnë peshën në elektorat dhe jo peshën në axhndën personale të kryetarit.

“Nuk gjykoj dot sot sesa të drejte ka Z. Salianji për peshën e deputeteve të rinj por ftoj publikisht z. Salianjin dhe të gjithë zotërinjtë që mendoje si z. Salianji t’i bashkohen kauzës sonë për ndryshim rrënjësor të sistemit elektoral. Vetëm kjo do ishte mënyra e gjithkujt për të provuar peshën në elektorat dhe jo peshën në axhenden personale të kryetarit.”, shprehet Përmeti.

INTERVISTA:

1-Pse pranuat mandatin dhe vendosët të dilnit kundër PD-së?

Vendimi për pranimin e mandatit nuk ishte një vendim i vështirë. Unë kam qenë gjithmonë kundra djegies së mandateve. Besoj që është një akt ekstrem që e ka futur vendin në një krize të thellë politike dhe rrezikon ta çojë në një konflikt civil, me pasoja shumë të rënda për Shqipërinë dhe shqiptarët. Pasoja të kërkuara vetëm për të ndryshuar Ramën me dyshen Basha-Kryemadhi pa ofruar asnjë alternativë për një ndryshim rrënjësor sistemi që të përcaktohet qartazi se si do parandalohet përsëritja në mënyrë ciklike e kësaj krize artificiale. Politikanët që më këshilluan për këtë vendim janë të shumtë. Që nga drejtues forumi dhe të rinj demokratë, nga e gjithë Shqipëria dhe deri në politikanë me eksperiencë shumëvjeçare.

2- Ju njiheni si kritik i Bashës por cila është zgjidhja që do të ofronit ju për ngërçin politik në vend si një opozitar i ri?

Zgjidhja që unë do përpiqem të ofrojë është ndryshimi rrënjësor i sistemit zgjedhor dhe rrjedhimisht i sistemit politik në Shqipëri. Unë prej kohësh besoj se ky sistem prodhon kryetar partie fuqiplotë të cilët trajtojnë partinë dhe më pas Shqipërinë si pronë të tyre personale. Kjo duhet ndaluar dhe ndryshuar. Çdo kryetar sot dhe kushdo që vjen nesër duhet të ketë një kontroll të tillë ligjor që të mos ketë mundësi të sillet si pronar as me partinë e as me Shqipërinë.

 3-A mendoni se do të lindë një forcë e re politike në vend?

Besoj se është momenti që shqiptarëve t’u ofrohet një alternative ndryshe nga çfarë kanë mundur t’i ofrojë Rama-Basha-Kryemadhi gjatë gjithë këtyre viteve. Për këtë jam i bindur.

4- Mendimi që keni ju veprimet e fundit opozitare si protesta e 13 prillit?

Unë jam pro dhe në mbështetje të çdo proteste dhe për këtë s’duhet të ketë asnjë diskutim sepse protesta është tregues i vetë demokracisë, madje jam në kundërshtim të plote me përdorimin aq të shpeshtë dhe aq të shumtë të gazit lotsjelles ndaj protestuesve.

5- Ervin Salianji tha për ju deputetët e rinj se ‘nuk keni asnjë peshë, as lajm nuk përbëni’. Madje tha qe reputacioni juaj është me cen, si e komentoni këtë?

Nuk gjykoj dot sot sesa të drejte ka Z. Salianji për peshën e deputeteve të rinj por ftoj publikisht z. Salianjin dhe të gjithë zotërinjtë që mendoje si z. Salianji t’i bashkohen kauzës sonë për ndryshim rrënjësor të sistemit elektoral. Vetëm kjo do ishte mënyra e gjithkujt për të provuar peshën në elektorat dhe jo peshën në axhendën personale të kryetarit.

J.V/Dosja.al

 

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike andi përmeti deputetet e rinj ervin salianji mandati në kqz andi përmeti deputetet e rinj ervin salianji mandati në kqz

Sondazh

Poll