Politike

Hajdari kryetare e grupit të PD, kritiku i fortë i Bashës hap zemrën: Me këmbë të mbarë!

18 Prill 2019, 11:44 Nga DOSJA
Hajdari kryetare e grupit të PD, kritiku i fortë i Bashës hap

TIRANË- Ish deputeti i Partisë Demokratike, Astrit Patozi ka uruar grupin e ri parlamentar të PD-së, i cili u prezantua në seancën e sotme plenare, nga kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Sipas Patozit ky është përfaqësim dinjitoz i zgjedhësve në parlament dhe përgatitje e alternativës së re për qytetarët shqiptarë.

Reagimi i plotë i Astrit Patozit:

Me këmbë të mbarë! Urimet më të mira dhe suksese Grupit Parlamentar Demokrat!

Opozitë të fortë dhe denoncim të qeverisë së korruptuar, në mbrojtje të interesit publik. Përfaqësim dinjitoz të zgjedhësve në parlament dhe përgatitje e alternativës së re për qytetarët shqiptarë.

Fantastike kauza për ndryshimin dhe riformatimin e sistemit politik në Shqipëri, si rruga e vetme për ta nxjerrë shoqërinë nga nofullat e partitokracisë, e cila ushqen korrupsionin, autoritarizmin, padrejtësisë, abuzimin me pushtetin, dhe mbi të gjitha deformon hapur dhe qartë vullnetin e qytetarëve.

Beteja dhe fitorja e kësaj kësaj kauze është parakushti kryesor për zgjedhjet e lira dhe të ndershme në Shqipëri.

Gjatë seancës së sotme plenare, grupet e reja te deputetëve të opozitës zgjodhën kryetarët. PD vendosi në krye të grupit parlamentar (Lexo këtu) deputeten Rudina Hajdari, ndërsa LSI vendosi Nimet Musain.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike astrit patozi grupet e reja parlamentare astrit patozi grupet e reja parlamentare

Sondazh

Poll