Politike

Zgjedhjet/ Kryesia e PD-së miraton 3 propozimet e Bashës, ndryshimi për qeverinë tranzitore

18 Prill 2019, 10:38 Nga DOSJA
Zgjedhjet/ Kryesia e PD-së miraton 3 propozimet e Bashës, ndryshimi

Tiranë- Kryetari i PD, Lulzim Basha, i  ka propozuar kryesisë së partisë marrjen e 3 vendimeve të rëndësishme për zgjedhjet. Basha thekson në 3 propozimet e tij, se Partia Demokratike e Shqipërisë të mos lejojë mbajtjen e zgjedhjeve fasadë, do regjistrohet në zgjedhje kur krijohen kushtet për zgjedhje të lira dhe të mandatojnë Kryetarin e Partisë dhe Sekretarin e Përgjithshëm për të negociuar me partitë politike të opozitës marrëveshjen për garantimin e zgjedhjeve të lira.

Këto propozime të Bashës i miratoi kryesia e partisë, por vetëm me një ndryshim në fjalinë e fundit, që lidhet me qeverinë tranzitore.

“Të mandatojë Kryetarin e Partisë dhe Sekretarin e Përgjithshëm për të negociuar me partitë politike të opozitës marrëveshjen për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, për mbrojtjen e interesit publik dhe aksionin opozitar për plotësimin e këtyre objektivave, përfshirë, mandatin dhe detyrat e Qeverisë Tranzitore dhe platformën për zgjedhje të lira dhe të ndershme.”, thuhet në vendimin e tretë të PD-së. Këto vendime i kanë kaluar Këshillit Kombëtar të PD-së këto vendime.

Propozimet e Bashës:

1.      Partia Demokratike e Shqipërisë të regjistrohet në zgjedhje vetëm pasi të jenë krijuar kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Situata aktuale politike në Shqipërisë, nuk mundëson standardet demokratike për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Është provuar se Qeveria e Edi Ramës ka bashkëpunuar me  krimin e organizuar për blerjen e votave.
2.      Partia Demokratike e Shqipërisë të mos lejojë mbajtjen e zgjedhjeve fasadë, që shkatërrojnë demokracinë dhe vullnetin e qytetarëve shqiptarë.
3.      Të mandatojë Kryetarin e Partisë dhe Sekretarin e Përgjithshëm për të negociuar me partitë politike të opozitës marrëveshjen për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, mbrojtjen e interesit publik dhe formalizimin e aksionin opozitar për arritjen e këtyre qëllimeve.

Vendimet e  PD-së 

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike 3 propozimet në pd lulzim basha zgjedhjet e 30 qershorit 3 propozimet në pd lulzim basha zgjedhjet e 30 qershorit

Sondazh

Poll