Politike

Vendimi për kthimin e vizave, Balla shfajësohet: Deputetja që e propozoi, mike e Bashës (VIDEO)

  • Ambasada holandeze: Po shqyrtohen hapat për vendimin
  • Taulant Balla u ‘shfajësua’ duke pretenduar se deputetja holandeze që propozoi kthimin e vizave për Shqipërinë është mike e kryedemokratit Lulzim Basha.
    Featured image of article: Vendimi për kthimin e vizave, Balla shfajësohet: Deputetja që e propozoi, mike e Bashës (VIDEO) Kryetar i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla

    TIRANË– Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla i ftuar në “News 24” ka folur lidhur vendimit pro të parlamentit holandez për kthimin e vizave për Shqipërinë.

    Në fjalën e tij në studio, Balla u ‘shfajsua’ duke pretenduar se deputetja që propozoi kthimin e vizave për Shqipërinë është mike e kryedemokratit Lulzim Basha.

    “Deputetja që e propozoi rezolutën është mike e ngushtë e Lulzim Bashës. Populistët po përdorin çdo mjet, që të denigrojnë kombin shqiptar. Lidhur me këtë rezolutë. Nuk janë shqiptarët grupi problematik i krimit në Holandë. Kriminaliteti i shqiptarëve që jetojnë në Holandë është 20 herë më pak se i polakëve. Ajo që e bënë shqetësuese është reagimi i turpshëm politik që ndodh në Shqipëri.  Frenat e dorës nga BE për regjimin e vizave ngrihen vetëm kur ka azilkërkues, ky ka rënë.  Por, së bashku me këtë ka rënë edhe kriminaliteti. Reagimi Zyrtar i Holandës qetësoi shpirtrat e trazuar. Ne kemi një bashkëpunim të shkëlqyer mes të dyja vendeve. Ajo që është për të ardhur keq, është reagimi antishqiptar nga politika në vend. Basha lobon në Holandë për këtë, por ky lobim nuk ka për ta dëmtuar Shqipërinë. Zyra e kryeministrit është në kontakt të vazhdueshëm, ndërsa vendi ynë ndodhet në një fazë shumë të rëndësishme dhe kjo është kyçe në hapjen e negociatave. Shqetësimi për krimin ka qenë edhe kur nuk ka patur viza.  Shqiptarët nuk janë në vend të parë, por të parët janë vetë holandezët. Nuk jemi në një situatë alarmante. Ky propozim dhe kjo rezolutë i shkon  qeverisë dhe më pas i përcillet BE-së. Kjo nuk ndikon,  aspak, zero tek vizat!”

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Ditën e djeshme, parlamenti Holandez votoi ‘PRO’ kërkesës së 5 grupeve parlamentare, VVD, CDA, SP, CU dhe PVV, kjo e fundit parti e ekstremit, që detyrojnë qeverinë t’i kërkojë Komisionit Europian rikthimin e vizave për Shqipërinë. Arsyeja kryesore është rritja e kriminalitetit nga mafia shqiptare. Vota pro detyron Holandën të bëjë kërkesë në Komisionin Europian, për rikthimin e vizave. Po ashtu një votë e tillë, do të thotë një ‘JO’ e fortë për hapjen e negociatave në qershor.

    (k.m/dosja.al)

    Shto Koment