Politike

Kodheli del me elegancë kundër socialistëve për traun tek Rruga e Kombit: Deri në shtator tonazhet nga Kosova ishin 1.5 mln

18 Prill 2019, 12:39 Nga DOSJA
Kodheli del me elegancë kundër socialistëve për traun tek

TIRANE- Deputetja e Kukësit dhe ish-ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, duke diskutuar në parlament për projektligjin “Për një pikë të përbashkët doganore me Kosovën”, doli kundër traut në rrugën e Kombit, pa e përmendur fare atë.

Duke folur për fluksin mes Shqipërisë dhe Kosovës, dhe marrëdhënieve që po bëhen sipas saj, më të prekshme, Mimi Kodheli zgjodhi një statistikë të gjymtuar për vitin 2018.

Deri në shtator të vitit të kaluar kanë kaluar kufirin 4.5 milionë njerëz dhe rreth 1,5 milonë mjete të tonazheve nga më të ndryshmet”, tha ajo, duke shmangur nga statistikat periudhën pas shtatorit, pra pas vënies së pagesës nga koncesionari.

Pas vënies së traut në 17 shtator, fluksi i hyrje-daljeve Shqipëri-Kosovë, ra ndjeshëm.

Një statistikë që nuk u bë dot publike, pasi deputetja e Kukësit, e evitoi për të shprehur kundërshtinë e saj.

Nuk është rasti i parë që Mimi Kodheli shpreh qëndrimet kundër qeverisë Rama. Pas 10 ditësh ajo mungoi në takimin e Ramës në Kukës, megjithëse është e vetmja deputete e PS për qarkun.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike mimi kodheli seanca plenare 18 prill 2019 mimi kodheli seanca plenare 18 prill 2019

Sondazh

Poll