Politike

Vizat/Hajdari i kthehet Ramës: Vendimi është shqetësues, t’i nuk mban përgjegjësi

18 Prill 2019, 11:26 Nga DOSJA
Vizat/Hajdari i kthehet Ramës: Vendimi është shqetësues,

Tiranë-Kryeministri Edi Rama për kërkesën e Holandës për rikthimit të vizave për shqiptarët  është shprehur se KE në dhjetor të vitit të kaluar ka nënvizuar se Shqipëria i plotëson 100% këto kritere. Rama ka theksuar se vizat nuk rikthehen dhe se shanset janë zero. (lexo këtu)

Deputetja Rudina Hajadari ka replikuar ndaj kryeministrit për këtë çështja  dhe është shprehur se ai nuk mban përgjegjësi për këtë vendim shqetësues.

DEBATI: 

Rudina Hajdari: Përsa i përket vendimit të Holandës unë e shikoj këtë vendim si një vendim shumë shqetësuar edhe ti nuk e shikon si një përgjegjësi të tij, por ia ngarkon opozitës. Ai mund të jetë një vendim politik por u votua nga shumica deputetëve atje. Rama nuk mban përgjegjësitë që i takojnë.

Edi Rama:  Do më ndjeni zonja Hajdari por unë e kam problem kur më citoni gabim, unë thashë dicka tjetër që PD rrugore dhe LSI rrugore për fall, në mënyrë cinike dhe përbysëse për shqiptarët kanë  kontrobuar edhe në këtë gjë. Ata nuk kanë lënë gjë pa thënë për Shqipërinë. Shpjegova se vendimi është thjesht politik dhe elektoral në Holandë dhe pse Shqipëria si vend nuk ka asnjë arsye të shqetësohet nga ky vendim . Tashmë që ministri për drejtësinë në atë seancë kanë thënë që nuk janë kushtet për këtë procedurë.  Ne do të jemi përgjegjës në rast se KE na tha se nuk kemi plotësuar detyrat.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama kërkesa e holandës rikthimi i vizave rudina hajdari edi rama kërkesa e holandës rikthimi i vizave rudina hajdari

Sondazh

Poll