Politike

Shitblerja e votës/ Rama: Në Itali ka deputetë të dënuar për lidhje me mafian, votat s’shpallen të pavlefshme

18 Prill 2019, 11:31 Nga DOSJA
Shitblerja e votës/ Rama: Në Itali ka deputetë të

TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në seancën plenare të sotme tha se djegia e mandateve nga ana e opozitës është një vendim, i cili nuk do të pranohet nga askush, pasi është një gjë e re edhe në vetë Partinë Demokratike.

“Do të humbasin ata që nuk kanë se çfarë t’iu ofrojnë njerëzve. Por ka edhe një ofertë tjetër që mund të ketë çelur pak sytë atyre të verbërve se me këtë lloj xhiroje mund të bëhen zjedhje të parakohshme. Sipas tyre këto dy grupe parlamnetare di të çlirojnë Shqipërinë. Por ne duhet të perballemi me sojin më të degraduar politik, pasi PD ka një histori të gjtë problematiksh. Por refuzimi me firmë i mandatit për të përfaquar ata që të kanë votuar, është diçka e re edhe për vetë PD, që s’ka për ta pranuar askush”, u shpreh Rama.

Rama foli edhe për shitblerjen e votës, ku tha se edhe në Itali ka deputetë, të cilët janë dënuar për bashkëpunim me mafian, por zgjedhjet në zonën që ata përfaqësojnë, nuk shpallen të pavlefshme.

Ne do bëjmë propozimet tona për të shtrëngur rrerthin për ata të cilët janë ushtrues të blerjes së votës së lirë. Parlamenti italian ka një diskutim mbi shitblerjen e votës, pasi edhe në Itali ka deputetëe të dënura për bashkëpunim me mafian. Por aty nuk çohet njeri të thojë se zgjedhjet janë pavlefshme në zonën që ai përfaqëson”, tha kryeministri  Rama.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama seanca plenare 18 prill 2019 shitblerja e votes edi rama seanca plenare 18 prill 2019 shitblerja e votes

Sondazh

Poll