Politike

Grupet parlamentare të PD dhe LSI, Lefter Maliqi shpjegon ‘bojkotin’: Do pres zgjedhjet lokale, mund të krijohen të tjera

18 Prill 2019, 11:03 Nga DOSJA
Grupet parlamentare të PD dhe LSI, Lefter Maliqi shpjegon

TIRANË– ‘Opozita e re’ ka zyrtarizuar dy grupet parlamentare të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim me 13 deputetë. (Lexo këtu)

Një ndër deputetët ‘rebelë’ nga radhët e PD-së që nuk pranoi të ishte pjesë e asnjë grupimi ishte Lefter Maliqi.

Në një prononcim për Dosja.al, deputeti Maliqi shpjegoi edhe arsyet se përse nuk kishte pranuar që t’i bashkohej grupit parlamentar me 7 anëtarë.

Janë krijuar dy grupe, por nuk kam pranuar të jem pjesë e asnjërit. Do të vendos më vonë se ku do të shkoj. Për të marrë një vendim do të pres zgjedhjet lokale pasi mund të krijohen edhe grupe të tjera.

Deputeti Maliqi vjen nga lista shumëemërore e PD-së për qarkun e Beratit, duke zënë vendin e Astrit Veliajt. Ai u betua më 13 mars në Kuvend me dy gishtat lart duke treguar se edhe pse pranoi mandatin mbetej demokrat në bindje. 

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike grupet e reja parlamentare lefter maliqi opozita e re pd seanca plenare 18 prill 2019 grupet e reja parlamentare lefter maliqi opozita e re pd seanca plenare 18 prill 2019

Sondazh

Poll