Aktualitet

Rikthimi i vizave për shqiptarët/ Flet ambasadorja franceze: S’do ndikojë tek KE

18 Prill 2019, 13:38 Nga DOSJA
Rikthimi i vizave për shqiptarët/ Flet ambasadorja franceze:

KORÇË- Ambasadorja  franceze Christine Vasac ka deklaruar se kërkesa e parlamentit holandez për rikthyer regjimin e vizave për shqipatrët, nuk do të ndikojë tek KE.

Nga Korça, Vasac tha se vota në parlamentin Holandez nuk është një vendim përfundimtar, por do t’i nënshtrohet një procedure të veçantë.

Vendimi i parlamentit holandez është vendim i pafavorshëm edhe ndaj europës. është i njëanshëm, nuk mendojmë se ky vendim do ketë influencë në qëndrimin e KE”, u shpreh ambasadorja Christina Vasac.

Ndërkohë e pyetur për situatën politike në vend, ajo u përgjigj:

“Një diplomat nuk shprehet për problemet e brendshme të Shqipërisë.Nuk e dimë cili do të jetë kalendari i europës që siç e dinë të gjithë mund të shkasë. Në sajë të kësaj vizitë të nivelit të lartë ky delegacion kupton ndjeshmëri të ndryshme politike”, tha ambasadorja Vasac.

Ndërkohë, dy ditë më parë Parlamenti Holandez, ka votuar ‘PRO’  kërkesës së 5 grupeve parlamentare, VVD, CDA, SP, CU dhe PVV, (Lexo këtu) që detyrojnë qeverinë t’i kërkojë Komisionit Europian rikthimin e vizave për Shqipërinë, me argumentin se shifrat e krimit të organizuar të dominuar nga shqiptarët në Holandë kanë ardhur në rritje.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet christine vasac parlamenti holandez rikthimi i vizave per shqiptaret christine vasac parlamenti holandez rikthimi i vizave per shqiptaret

Sondazh

Poll